• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 13th, 2026
  • HOME
ANRI BALA/ “Arkimed”, a rrëzohet Rama me një levë?!
Home
Blog

ANRI BALA/ “Arkimed”, a rrëzohet Rama me një levë?!

May 31st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në garë, flit çfarë të duash dhe “jashtëqit” çfarë të duash, se padyshim që kemi protagonistët tanë, që nuk lenë faqe gazete apo ekran pa uzurpuar, aq sa më kanë bërë me fiksime, sa edhe kur shkoj në tualet, dua të jem i qetë, se nuk kam asnjë prej tyre, që më “ndjek” nga prapa, por më duhet të kontrolloj edhe një herë përtej vrimës së WC, për tu siguruar se s’do më dal… dikush prej tyre nga aty.

Tani edhe ikja në banjo, është bërë si “garë me pengesa”, e për këtë nuk mund të rri pa falenderuar port(h)alet dhe kan(h)alet, por sigurisht, një kontribut të veçantë shkon edhe për pronarët apo drejtuesit e tyre, të cilët çdo ditë që kalon, e bëjnë edhe më të pamundur, largimin nga mendja e lehësave dhe konellapsëve me pagesë, që nuk dinë gjë tjetër vetëm të lëshojnë baltë dhe vrerë, mbi gjithçka e cilindo… sepse pasqyrat e tyre i kanë të thyera dhe të mjergulluara, e nuk u lejojnë të hedhin një herë shikimin rreth vetes. Por nëse do të bënin, nuk do ta kursenin pështymën për anti-njeriun që do u shëmbëllente me vetveten!

Në këtë profesionin tonë, që nuk të paguajnë më shumë se një “karrocier”, kënaqësia më e madhe që mund të provoj një gazetar, është pushteti, që e siguron përmes misionit të tij! Ndaj, aty ku sheh prapambetje… të kërkoj zhvillim, aty ku sheh korrupsion… të shoh dënim dhe aty ku sheh gangster të veshur me pushtet… t’i bëj që t’i dridhen gjunjët, vetëm nga një shkrim apo kronikë! Por, kur trajton si “vrasës” kolegët dhe ledhaton e u puth duart kriminelëve të vërtetë, aty je kthyer në një “parveny” për një copë “bakshish”, që e paguan me çmimin e rëndë të “fytyrës”.

Ndjehem i shokuar me entuziazmin e tyre, euforin, ekstazën deri në masturbim, kur shikojnë natyrisht atë që ëndërrojnë: dështimin e Edi Ramës! Përse gjithë ky gëzim, a thua se Rama është grua shtatëzënë dhe po pjell “djallin”, që të gjithë i tremben?! Përse me kaq lumturi?! Prej nga i buron ky ngazëllim, deri në dhembje… kur kuisin: Ishalla dështon! Vërtet nuk e kuptojnë, se ai nuk dështon, sepse nuk ka çfarë të dështoi, por dështojmë ne, që kemi një shpresë për të humbur, e që kemi vite, që jemi me “barrë” nga vuajtjet?!

Unë e kam një mendim! Këtu, nuk ka kazan, por një moçal bretkocash, zhabash, gjarpërinjsh dhe krokodilash, që janë të etur pas “thatësirës”, që ka pushtuar territorin e tyre, që kur nga qielli nuk po bien më… para. Gjobëvënsit gazetarë, dje, bënin të fortin me një laps e një letër në dorë dhe një shpifje shantazhuese në mend, por tani janë kthyer në lypsa me sy nga qielli dhe shpresojnë si i pashpresi, tek fuqia mbinatyrore… Zoti! E ky, është hall i madh!

Meqë jam i keqardhur për ju, a mund t’iu pyes?! Çfarë kërkon t’i koleg opozitar, inatçi, mllefaxhi, i pangopur dhe “trim i trembur”: Të iki Rama dhe të vijë Sali Rama, apo të iki qeveria dhe të vijë Lulzim krimi dhe hajdutëria?!

Pse lodheni, ua e heq unë qafe Ramën, bashkë me ju dhe me opozitën, me hekura e zgara, çizme e shapka, miell, vezë, kek e byrek, gurë zalli dhe një levë hekuri… por kam një kusht, dua një levë të gjatë!

Ju jeni të shkolluar pa shkollë, por ndonjë ligj fizike do e keni dëgjuar, si p.sh për “Levën e Arkimedit”. Emri i ka mbetur në shekuj, si ligji i levës, e unë e di, që ju të gjithë “leva e brryla” jeni! Pra leva paskemi me shumicë, por Arkimedi tha: “Më jepni një vend ku të mbështetem, dhe unë do të lëvizë Tokën!” Këtë do ma gjeni ju, sepse pika e mbështetjes për të rrëzuar një qeveri… është populli, të vetmin që ju nuk e keni. Ajo që sygjeroni ju, si pikë mbështetëse, është veçse një vrimë… në ujë!

Opozita juaj me dylberat dhe syflerat, të “indinjuar” shumë, kur Rama u shpreh (sipas tyre) se: “Kjo opozitë nuk më rrëzon dot”, u interpretua si një rast tjetër të shfaqjes së arrogancës dhe një fyerje për shqiptarët, sipas papagajve pa pupla, sepse po të kishin pupla, të paktën do kishin ngjyra, por u ka mbetur vetëm… zgjyra! E vërteta, nuk është ashtu siç interpretohet! Por, nëse këto presin si dhelpra, që t’i bien bolet dashit, prej “urisë” së tyre… kjo nuk do ndodh kurrë.

Nëse ndjehen të fyer, atëherë tregohen tepër naiv dhe të paditur, që nuk dinë as fuqinë e tyre dhe çfarë përfaqësojnë, sepse dihet, se kjo opozitë dhe çdo opozitë në botë, si një opsion politik abstrakt, nuk rrëzon dot qeveri, pra praktikisht… të ha mu**n! Ndaj, kur t’i bëni bashkë levën dhe pikën e mbështetjes, nuk do u duhem unë, por duhet të matni fuqinë dhe gjatësinë, përndryshe do ngeleni varë në majë të “levës” dhe rrezikoni që ajo, leva, t’ju futet në vend të keq!/Ekskluzive.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Emigrantët që priten të vijnë në Shqipëri, një kosto që duhet ta mbajmë
Previous article Një arsye përse PD nuk arrin të bindë

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Blog Jan 19th, 2026
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k