• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANILA DENAJ/ Një sqarim për publikun dhe opozitën
Home
Politikë

ANILA DENAJ/ Një sqarim për publikun dhe opozitën

January 9th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Me keqardhje, edhe pse të angazhuar dhe në mesin e mobilizimit të Qeverisë dhe strukturave të Emergjencave Civile për situatën e vështirë nga reshjet në vend, më duhet të përcjell një sqarim, për të shmangur keqinformimin e publikut të gjerë, interpretimet politike apo hamendësimet e opozitës.

Qeveria Rama në vitin 2016, reformoi procedurat e marrëveshjeve ndërkombëtare, përmes një ligji të ri në standardet e vendeve më të zhvilluara. Përpara këtij viti dhe në kohën e Partisë Demokratike, Qeveria e PD-së merrte borxh sipas dëshirës, me një autorizim të thjeshtë titullari.

Mund të mirëkuptoj padijen e opozitës për proceset dhe detyrimet ligjore të përmbushura me përpikmëri nga Qeveria, por nuk mund të toleroj keqinformimin publik!

Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbetet e hapur të ndajë me palët e interesuara informacionin, që dëshmon zbatimin e legjislacionit dhe mbrojtjen e interesit publik, sikundër e sanksionon Kushtetuta. Ngjyrimet politike nuk mund të fshehin faktin, se kemi të bëjmë vetëm me rishikimin e objektit të financimit dhe aspak të termave financiarë, duke mos i sjellë asnjë kosto shtesë buxhetit të shtetit.

Qeveria Rama do të vijojë të bëjë realitet infrastrukturën në zonën e Vlorës! Projekti i Rrugës së Lumit të Vlorës, ka lidhur dhe po lidh një zonë të gjerë gjeografike dhe me rëndësi historike, nga Bypassi i Vlorës, në Peshkëpi, Gjorm dhe Qeparo.

Rruga Gusmar-Kuc dhe Bencë-Letdush, po përfundon, duke lidhur Tepelenën me Bregdetin e Jugut, një rrugë të mbetur në ëndrrat e banorëve për më shumë se gjysëm shekulli. Rruga e Selenicës është një premtim, i cili do të mbahet.

Shqiptarët shohin dhe dëgjojnë cfarë është bërë në këto 8 vite, me fakte dhe realitete të reja! Sot jemi pikërisht në shërbim të tyre, në zgjidhje të çdo vështirësie të krijuar nga reshjet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përpjekje për ti ngjarë Trumpit, edhe si viktimë
Previous article ASTRIT PATOZI/ Për ata që janë shqetësuar vetëm për tenderat e KQZ-së

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k