Nё historinё e shkencёs janё tё shumta rastet kur kontributi shkencor i grave, nё disiplina tё tilla si biologjia, matematika, fizika apo informatika nuk ёshtё vlerёsuar dhe pёr vite me rradhё ёshtё lёnё nё harresё. Arsyet lidhen me paragjykimet pёr shkak tё gjinisё, etnisё, prejardhjes por dhe situatёs politike. Efekti “Matilda” njihet si fenomeni i mosvlerёsimit ose mohimit tё kontributit tё grave nё shkencё. Ky fenomen e merr emrin nga Matilda Joslyn Gage. Nё vitin 1870, ajo shkroi njё ese tё quajtur “Gruaja si shpikёse”, ku kundёrshtonte pohimin e gjithёpranuar nё shekullin XIX se gratё nuk zotёronin gjenialitetin pёr shpikje. Ndёr shekuj, pozita e gruas nё mjediset akademike pёrçmohej dhe pёrfshirja e saj nё veprimtari shkencore, vёshtirёsohej pёr arsyet e sipёrpёrmendura.
Njё ndёr shembujt mё tё njohur, mbase mё i turpshmi nё historinё e shkencёs ёshtё ai i Rosalind Franklin, kontributi i sё cilёs nё zbulimin e strukturёs sё ADN-sё nё vitin 1953 u mohua prej kolegёve tё saj meshkuj. Fotografia 51 e shkrepur nga Franklin- prova ku dallohej forma e heliksit tё dyfishtё tё ADN-sё, u mor prej Maurice Wilkins pa lejen e saj dhe iu tregua dy studiuesve tё tjerё, qё po punonin pёr identifikimin e ADN-sё. Tё tre sё bashku, ata u nderuan me çmimin Nobel nё Fiziologji nё vitin 1962, katёr vjet pas vdekjes sё Rosalind Franklin. Vite mё vonё, doli nё dritё fakti se zbulimi i tre kolegёve u mbёshtet nё raportin e shkurtёr shkencor tё hartuar prej saj, pak para largimit nga universiteti ku realizoi zbulimin dhe sidomos, fotografinё 51.
Veçmas diskriminit gjinor, nё historinё e shkencёs hasen shembuj ku janё ndёrthurur pёrkatёsia etnike dhe situata politike. Ndonjёherё, kjo e fundit ka qenё pёrcaktuese. Emmy Noether, matematikania gjermane me origjinё hebreje, bashkёkohёse e Ajnshtajnit dhe e vlerёsuar pёr kontributin e saj nё algjebrёn teorike, u pushua nga Universiteti i Gёtingenit nё vitin 1933, kohё kur hyri nё fuqi Ligji pёr Shёrbimin Civil nё Gjermaninё naziste. Ky ligj kishte si qёllim pёrjashtimin e kundёrshtarёve politikё dhe hebrenjve nga jeta profesionale. Zbatimi i zellshёm i tij solli largimin e shumё akademikёve me origjinё hebreje. Mё i njohuri ndёr ta ishte Ajnshtajni, qё i parapriu kёtij ligji pasi vendosi tё qёndronte nё Sh.B.A sapo Hitleri erdhi nё fuqi. Ai e ndihmoi me anё tё njё rekomandimi tё veçantё Noether-in, e cila arriti tё largohej drejt Sh.B.A-sё, ku dhe vdiq. Ajo konsiderohet si njё ndёr matematikanet mё tё mёdha tё shekullit XX.
Viktimё e situatёs politike pёr shkak tё etnisё ishte dhe fizikantja e njohur austriake me origjinё hebreje, Lise Meitner. Pas aneksimit tё Austrisё prej Gjermanisё nё vitin 1938, ajo u detyrua tё emigronte incognito drejt Suedisё, e mё pas drejt Danimarkёs, ku rinisi kёrkimet shkencore. Prej letёrkёmbimit me kolegun e saj Otto Hahn, ajo arriti tё kuptonte se uraniumi, gjatё ndarjes sё bёrthamёs, çlironte njё sasi tё madhe energjie. Nё vitin 1939 sё bashku me nipin e saj, Meitner-i botoi njё artikull shkencor ku shpjegonte kёtё proces qё e quajti procesi i ndarjes sё bёrthamёs. Energjia e çliruar njihet si energjia bёrthamore. Nё vitin 1944, njё vit para mbarimit tё luftёs, Otto Hahn u nderua me çmimin Nobel nё Kimi pёr zbulimin e ndarjes sё bёrthamёs dhe çlirimin e njё sasie tё madhe energjie. Nё vitet qё pasuan, nё kёmbim tё Nobelit tё munguar, Lise Meitner u vlerёsua me disa çmime tё tjera.
Nё Shqipёri, rasti i studiueses Sabiha Kasimati ёshtё shprehje e situatёs politike qё pёrjetoi vendi ynё pas luftёs. Në vitin 1940, pas pёrfundimit tё studimeve nё Universitetin e Torinos, Sabiha Kasimati mbrojti temën “Fauna ittica d’aqua dolce dell’ Albania” (Fauna iktike e ujërave të ëmbla të Shqipërisë). Në tezën e saj përshkruhen llojet e peshqve të ujrave të ëmbla të Shqipërisë, pozicioni i tyre taksonomik si dhe jepen konsiderata për zhvillimin e iktiokulturës në vendin tonë. Me hapjen e Institutit Kombëtar të Shkencave, biologia e parë shqiptare ishte kërkuese shkencore, në seksionin e shkencave natyrore. Me iniciativën e saj dhe kërkuesve të tjerë shkencorë, ajo ishte një ndër themelueset e Muzeut të Shkencave të Natyrës, qё hapi dyert pёr publikun nё vitin 1948. Sabiha Kasimati pёrgatiti pёr botim monografinё shkencore tё quajtur “Peshqit e Shqipërisë” por ngjarjet rrodhёn tragjikisht. Ajo u ekzekutua pa gjyq në shkurt të vitit 1951. Monografia nuk u botua gjatё viteve tё komunizmit dhe figura e saj u la në harresë. Pas rënies së regjimit, ajo u nderua me Urdhrin Nderi i Kombit ndërsa Muzeu i Shkencave të Natyrës mori emrin Sabiha Kasimati, për të vlerësuar kontributin e saj shkencor.
Nё fillimshekullin XXI, prania e grave nё mjediset akademike ёshtё rritur. E megjithatё, paragjykimet janё ende tё pranishme. Kёto qёndrime janё shprehje e kulturёs dhe kryerja e veprimtarisё shkencore, lidhet ngushtё me tiparet e saj. Nxitja e tyre pёr tё ndjekur studimet nё njё prej disiplinave tё STEM-it (shkencё, teknologji, inxhinieri dhe matematikё) dhe vlerёsimi sipas meritёs janё thelbёsore. Qё nga koha kur Gage shkroi esenё e saj, mendimi se gratё nuk janё tё pёrshtatshme ose tё afta pёr punё shkencore nuk gjen mё pёrkrahje. Por ende, ka shumё pёr tё bёrё.
Leave a Reply