• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 10th, 2026
  • HOME
ANDI MALASI/ Sulmojnë drejtësinë apo mbrojnë partinë?!
Home
Blog

ANDI MALASI/ Sulmojnë drejtësinë apo mbrojnë partinë?!

March 22nd, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Pas arrestimeve të ditëve të fundit në Lezhë, opozita në bllok ka nisur një sulm të ashpër ndaj organeve të zbatimit të ligjit: policisë dhe prokurorisë. Shkak janë bërë dosjet korruptive të tjetërsimit të pronave, në të cilat janë përfshirë zyrtarë lokalë, ndër të cilët akuzohet edhe kryetari i bashkisë së Lezhës.

Në fakt arrestimet e ditëve të fundit kanë prekur jo vetëm kampin opozitar, por edhe përfaqësues të pozitës. Ato shënojnë një tentativë të shtetit për të hequr sadopak petkun e abuzimeve mostruoze që janë kryer me pronat në vitet e fundit, sidomos në vijën bregdetare. Një zinxhir i pafund falsifikimesh, shkeljesh ligjore dhe abuzimesh me vulat e shtetit dhe qeverisjes vendore, që ka krijuar situata skandaloze në pjesën më fitimprurëse të territorit shqiptar.

Në vend që të nxisë drejtësinë që të hedhë dritë mbi akuzat e ngritura, opozita ka stimuluar përkrahësit e saj në terren, që të protestojnë në dyert e komisariateve e gjykatave, në përpjekje për të rritur presionin mbi institucionet. Qëllimi është që të ndodhë ajo që ka ndodhur rregullisht në 27 vjetët e fundit: drejtësia ka hedhur hapin e parë, ka formuluar akuza, ka arrestuar zyrtarë e funksionarë, por gjithçka është venitur në dyert e gjykatave.

Presioni i opozitës synon pikërisht vijimin e kësaj statu quo-je ku janë sakrifikuar rregullisht shpresat e opinionit publik shqiptar për të parë një drejtësi të vendosur, të ashpër konform ligjit dhe të painfluencuar nga politika. Është ky preludi më i keq që mund t’i rezervohet reformës së re në drejtësi, që është edhe shpresa më e madhe e shqiptarëve për t’u ndarë me të shkuarën e zymtë të tranzicionit.

Muajt e fundit kanë treguar se ka një vullnet të shtuar për të prekur dosjet shumëvjeçarë të korrupsionit endemik shqiptar. Është një vullnet për t’u përshëndetur, e jo për t’u qëlluar në gur. Është një lëvizje në sensin e duhur ende e ndrojtur dhe e dobët, por që duhet inkurajuar e jo sabotuar nga politika e Tiranës. Duke mbrojtur zyrtarët e akuzar për korrupsion, Basha dhe Kryemadhi po minojnë de facto imazhin dhe pozitën e partive që drejtojnë në sytë e shqiptarëve. Sepse lufta kundër dorës së fortë të drejtësisë mbi krimin e korrupsionin është në fund të fundit edhe në dëm të votave dhe përkrahjes që këta liderë politikë kërkojnë të sigurojnë. Bëjnë për vete pak dhjetra njerëz që sot janë vënë në shënjestrën e drejtësisë, duke riskuar të humbin mijëra të tjerë që ndjekin në distancë atë që po ndodh. Frika e përjetshme e politikanit shqiptar që kërkon një drejtësi me gojë dhe sy të mbyllur, është sot sjellja më dritëshkurtër e mundshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ A është 500 mijë dollarëshi i Bashës për shërbimet e “Cambridge Analytica”?
Previous article Ankaraja është një mik i vështirë, por aleanca e saj me SHBA-të duhet të ruhet

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k