• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Edhe gazetari i RAI-t viktimë e një “Babaleje” tjetër?
Home
Blog

ANALIZA/ Edhe gazetari i RAI-t viktimë e një “Babaleje” tjetër?

February 24th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Një gazetar i RAI-t mbërrin në Tiranë për protestat e Partisë Demokratike. Punon gjithnjë në Itali, njeh pak njerëz këtu, ka pak burime. Por ka një fat të pabesueshëm: në më pak se 24 orë gjen një “kontakt”, që ka aq shumë besim tek ai, sa që i organizon një takim me një trafikant droge në një bazë të fshehtë, i cili, pa ndonjë motiv të dukshëm, pranon të rrezikojë të zbulohet, vetëm për kënaqësinë që të tregojë para telekamerave një qese me disa kile marijuanë dhe një kallashnikov. Po çështja është: çfarë thotë trafikanti? Se paratë e drogës shërbejnë për të blerë votat në zgjedhje. Dhe ku jeton trafikanti? Natyrisht në Shijak.

Koincidenca e parë: tregimi i “trafikantit” dhe vendi i intervistës koincidojnë në mënyrë të përsosur me përmbajtjen e përgjimeve, që PD po përdor për të akuzuar qeverinë se ka manipuluar votat më 2017. Koincidenca e dytë: “trafikanti” nënvizon në intervistë se, “ashtu sikurse ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, ashtu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”. Koincidenca e tretë: Basha e përdor menjëherë intervistën për “të konfirmuar se ekziston një plan për të vjedhur votën edhe në zgjedhjet e ardhshme”. Koincidenca e katërt: Basha thekson se, pas “Zërit të Amerikës”, edhe këtë herë është gjetur prova nga një “gazetar investigativ i huaj”.

Kushedi pse trafikantët shqiptarë të drogës (anonimë) u japin intervista vetëm gazetarëve të huaj, ose gazetarëve të PD-së. Për të gjithë gazetarët e tjerë, t’i gjesh ata, është gjithnjë e pamundur, sidomos kur nuk flasin për t’u mbrojtur nga ndonjë akuzë, por (si në këtë rast) flasin për t’u vetëakuzuar për shumë krime. Dhe kushedi pse këto “scoop”-e gjithnjë konfirmojnë tezat politike të PD-së. Edhe kjo është vetëm një koincidencë? Apo edhe gazetari i shkretë i RAI-t besonte se do të bënte scoop-in e jetës së tij, por mbeti viktimë e një “Babaleje” tjetër? Por ne shikim të parë më i besueshëm pse nuk u prodhua nga një ”gazetar investigativ” i Partisë Demokratike, por nga një gazetar i pavetëdijshëm i televizionit publik italian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA/ A po ecën Rudina Hajdari në gjurmët e të atit Azem, si rebele në PD?
Previous article ALTIN KETRO/ Fronti opozitar përballë sprovës së zonave të influencës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k