• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ANALIZA/ Dy gishtat e humbur të Inës të tregojnë ty!
Home
Politikë

ANALIZA/ Dy gishtat e humbur të Inës të tregojnë ty!

November 22nd, 2018 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Ina, një vajzë e re police, u plagos rëndë sot gjatë protestës së dhunshme. Janë plot 13 kolegë të Inës, punonjës policie, të cilët duke bërë detyrën ranë pre e konfliktit politik që është rindezur për çështjen e Unazës së Madhe. Por pamjet nga përkulja e saj në dhimbje prej kapsollave të hedhura, që i këputën dy gishta të dorës, ishin të vështira për t’i çuar deri në fund!

Sigurisht, në këtë protestë ata që digjen, plagosen janë punonjësit e rendit dhe një protestë që prek policinë, ata që na mbrojnë ne, jetën tonë, nuk është më e tillë por një marrëzi, e cila sot u shpërfaq në formën e saj më të plotë. Ka më shumë se 3 javë që banorët e Unazës së Madhe kundërshtojnë skemën e kompensimit nga qeveria për shtëpitë e tyre të ndërtuara në kohën kur zullumi i “pa lejes” justifikohej si leja për të ndërtuar një jetë më të mirë. Pakkush sot e llogarit se çfarë dëmi kolosal i është bërë këtij vendi, ish-pronarëve, pronarëve të rinj dhe atyre që do të vijnë, nga rripëzimi i pronës në Shqipëri. Po këtë rrip, i cili sot pret të lirohet për t’u bërë Rrugë Kombëtare, vizatoi Lulzim Basha si kryetar bashkie. Por, tani si kryetar i partisë së vet, po e përdor vizatimin (Unazën e Madhe) si rrip sigurie për luhatjet e tij opozitare. Që të jem më e qartë:

Lulzim Basha sot po lan duart nga gjaku i Inës si Ponc Pilati. Ndërkohë që planifikon llogaritë sa do ta rritë kjo ngjarje çmimin e pazarit të tij të radhës me Edi Ramën. Sa për banorët, si ata, e ardhur në Tiranë jam dhe unë, dhe ajo që më bëri të jem pak solidare me ta sot, ishin kapsollat ndaj Inës dhe kolegëve të saj!

Më dhimbsen dhe ata, më vjen keq që në përpjekje për të vënë vetullat po rrezikojnë të nxjerrin sytë. Dhe sa keq më vjen që hallin nuk ua zgjidh dot Lulzim Basha, sepse siç thotë populli: Rigoni nuk bëhet lis!

Marrë nga TiranaPost.al, nuk lejohet ribotimi i këtij shkrimi pa lejen e redaksisë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Kriminelët në politikë që vranë protestues duhet të marrin përgjigje
Previous article ILIR BEQAJ/ Shqipëria e vitit 2019 do të jetë krejt tjetër

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k