• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ALTEO HYSI: Drejtësia, integrimi europian dhe viti i provës së madhe!
Home
Blog

ALTEO HYSI: Drejtësia, integrimi europian dhe viti i provës së madhe!

December 30th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Viti 2017 nuk mund të mos cilësohet si një vit i pazakontë, për nga intensiteti dhe natyra e ngjarjeve që e kanë karakterizuar, në hierarkinë e të cilave qëndron aktualiteti politik.

Midis çështjeve të nxehta të politikës, që nga protestat e kërcënimet e opozitës për bojkot zgjedhjesh, ngritja e një çadre në mes të bulevardit, zhvillimi i zgjedhjeve, zgjedhja e presidentit, e deri te zgjedhja e prokurorit të përkohshëm, kryefjala e vitit që po lëmë pas, është reforma në drejtësi.

Mbi fatin e kësaj të fundit do të fokusohen me shumë gjasa energjitë e 2018-s, por që viti i ardhshëm ta gjejë reformën në rrugën e duhur, gjithësecili që është i përfshirë në proces, duhet të reflektojë mbi qasjen dhe sjelljen e tij në raport me reformën e dëshiruar nga mbi 90% të shqiptarëve.

Kjo vlen për politikën, për segmente të saj që u përpoqën ta vonojnë atë duke e kthyer herë në mollë sherri, në objekt mosdakordësish, herë cilësuar si imponim ndërkombëtar, e më keq akoma si një reformë qesharake.

Le të mos harrojmë këtu krizat artificiale të krijuara nga opozita, çadrën e ahengut në mes të bulevardit, nga ku çdo i huaj që insistonte për reformën e drejtësisë shpallej armik dhe ku vettingu konsiderohej një “bullshit”.

Reforma në drejtësi nuk është thjesht një çështje që i shton pikë e kapital partisë socialiste para elektorait të saj. As një çështje të cilën PD ka ekskluzivitetin ta fusë në sirtarët e reformave që nuk i shërbejnë të ardhmes së vendit.

Është reforma që mund ti kthejë njerëzve kapitalin më të madh: besimin! Besimin e humbur nga një sistem i kthyer në pazar prej gjyqtarësh bajraktarë.

“Nuk do të kishte reformë në drejtësi nëse nuk do të ekzistonte aspirata europiane”-tha Kryeministri Edi Rama në një takim me trupin diplomatik në Shqipëri.

Aspirata europiane sot është më afër se kurrë, 2018-ta do të jetë viti i saj pasi pritet çelja e negociatave të anëtarësimit, por kurrkush nuk mund të shkojë i vetëm drejt saj.

Opozita shqiptare duhet jetë pjesë e rikthimit të besimit të qytetarëve shqiptarë, duke përkrahur reformën në drejtësi dhe më e rëndësishmja, duke sjellë një model të ri politik, larg krizave artificiale, larg fushatave baltosëse të vendit, në emër të aspiratës europiane që tek e fundit është edhe aspirata e tyre.

Kush nuk është në gjendje të ndryshojë mendësine dhe sjelljen e tij, në emër të një interesi më të madh se vetja dhe bajraku i përditshëm ku bëhen bashkë i thati me të njomin, tregon që është shumë i vogël për tu bërë mbrojtës i interesit kombëtar!

Kjo do të jetë prova më e madhe për ta, në vitin që po vjen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI: Iku Sheratoni? Po pastaj….
Previous article JORGO DHRAMI: Disa mendime për funksionin e prokurorit të përgjithshëm

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k