• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ALMA NIKOLLI/ Vajzat dhe djemtë janë të barabartë vetëm para komshiut kur i pyet: “Ku po shkon?”
Home
Blog

ALMA NIKOLLI/ Vajzat dhe djemtë janë të barabartë vetëm para komshiut kur i pyet: “Ku po shkon?”

February 12th, 2019 F.autor Blog 0 comments

Nga Alma Nikolli/ 

Unë për vete nuk besoj në njerëz gjenetikisht të këqinj. Besoj se lindim tabela të pashkruara. Ama, besoj në rrethana. Besoj në fëmijëri të vështirë, në prindërim të mangët, në mosnjohje të vetes, por jo në negativitet natyral.

Askush nuk do të jetë dikush që është shoqërisht i keq, është jeta ajo që na bën të pamoralshëm, kriminelë, apo të këqinj. Askush nuk zgjedh të jetë “delja” e zezë. E megjithatë delet e bardha nuk do munden kurrë t’i kuptojnë delet e zeza, veçse t’i gjykojnë ato.

Kështu mendoj në mëngjes, kur ende s’jam “përplasur” me botën. Fill sapo hedh disa hapa del një komshi, jo dashakeq, por as dashamir që të pyet: “Ku po shkon”? Kalojnë edhe disa sekonda e krejt mrekullisht ia shkrep edhe një “Mirëmëngjes!”.

Liria jote për të shkuar ku të duash, pa qenë e ndaluar të shkosh aty, s’e pengon ballin të rrudhet e vetëpërmbajtjen të shtiret. E me vete thuaaaaaa, “O Zot, po sikur njerëzit e këqinj të ekzistojnë?!”

Vetëm për pak sekonda parakalon 2989324783457 përgjigjiet e inatshme që të vijnë natyrshëm në mendje dhe thjesht tregohesh i mirësjellshëm e i tregon thuajse të vërtetën e cunguar kureshtarit nga natyra. Kështu rezulton një vajzë apo djalë i mirë na lagje. Ata e dinë nga ti se ku po shkon. Rruga e lirë, vazhdo!

Batutat e komshinjve janë të njëjtat, kudo. Të gjithë të ngacmojnë me buzëqeshje për xhinset e shqyera nga qentë, për një vëth në hundë a vetull, a për një mjekër të gjatë si të hoxhës.

Ironia nuk ka imagjinatë, e sigurisht as nuk është dashakeqe, por është bezdisëse. E duke mos e “ndëshkuar” vijon e përsëritet, e përsëritet.

Sa e ke rrogën? I jep lekë familjes ti? Pse nuk fejohesh me atë vajzën që del me të prej 3 vitesh? U fejove, pse nuk martohesh? Ua, reumatizmi nuk më lë të fle, po ti ç’bëje jashtë në 4 të mëngjesit? E thuajse çdo herë ne përgjigjemi duke qeshur a duke heshtur. Jemi barazim, vajza e djem, pa dallim. Si në pak raste. Barazi gjinore fragmentare. Eh…!

Pastaj ndodh një e pabërë, e komshinjtë rrëfejnë: Jemi habitur, ishin të mirë, na rrëfenin përherë ku shkonin!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MUSTAFA NANO/ Dyshoj që Robelli të ketë kapur moralin e fabulës
Previous article ANALIZA/ A është dhe Britania në prag të recesionit?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k