• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
TAULANT BALLA/ Nëse PD e njeh dëshmitarin X ta çojë në Prokurori
Home
Blog

TAULANT BALLA/ Nëse PD e njeh dëshmitarin X ta çojë në Prokurori

May 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Si ka mundësi që Dritan Demiraj nuk e bëri nëse do të kishte egzistuar ndonjë urdhër arresti për Agron Xhafajn. Ministri i Brendshëm i Bashës nuk e ekzekutoi asnjëherë. Para 1 viti ka qenë ministër i Brendshëm një njeri i emëruar nga Lulzim Basha.

Kjo është një prej shumë të vërtetave që i duhen thënë publikut e që sqarojnë se gjithë kjo zallamahi nuk ka të bëjë me të vërtetën, por ka të bëjë me një hall të madh të PD e Luilzim Bashës personalisht. Nuk paska gjë më të pamoralshme për një opozitë saqë të përpiqet të pengojë në çdo mënyrë hapjen e negociatave të integrimit.

Një pjesë e deputetëve të PD hynë me miell në sallë, e unë i falenderoj që nuk i bënë shqipërisë një dëm të radhës në imazhin e saj, kur disa qindra km larg prej këtu kryeministrat e ballkanit së bashku me ata të BE-së janë në samitin e Sofjes, që ka të bëjë me një dritë jeshile që BE synon që ti japi Ballkanit Perëndimorë në samitin e 28 qershorit.

I falenderoj ata deputetë të PD që nuk bënë përsëri pis këtë aolë të shenjtë të demokracisë shqiptare. Megjithatë Lulzim Basha bën çdo ditë dëm interesave të Shqipërisë në këtë proces.

Është e turpshme ajo që ka bërë PD edhe dje, ku në mënyrë të pavërtetë me Breaking Neës, sipas tyre informonte të gjithë deputetët e Bundestagut dhe parlamentit evropian, se gjoja në Shqipëri ministri i Brendshëm qenka kapoja i familjes më të madhe në evropë të narkotrafikut.

E turpshme, ndërkohë që sot PD nuk lejon dy deputetët e vet akuzatorë që të paraqiten në Prokurori për të thënë gjithçka dinë mbi një kasetë, gjoja e vërtetë, por tashmë edhe vetë ata që e kanë bërë, por të gjithë e dinë që kjo kasetë nuk egziston, është një manipulim dhe personat duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.

Personat që disponuan atë regjistrim sot nuk shkojnë në Prokurori. Nga e vetmja gjë që mbahet mend nga fjala e Lulzim Bashës në foltore është se Lulzim Basha qenka i shqetësuar për dëshmitarin X. Nese ti e njeh Lulzim mere dhe çoje dhe atë në Proklurori.

Prej ditës kur në këtë çështje ka hyrë Prokuroria, asnjëri prej nesh nuk duhet të flasi më. As Lulzim as Saliu, as Salianji, as Alibeaj e askush tjetër. Kjo ka qenë një kurth që nuk funksionoi dhe u synua që të bëhej pis ministri i Brendshëm.

I kërkoj kësaj opozitë, e cila është për të ardhur keq që të heqë dorë nga përpjekja e saj deri në 28 qershor që të dëmtojë sa tqë mundet procesin e hapjes së negociatave. PS është e bindur se rekomandimi i KE-së  për hapjen e negociatave është vlerësimi më i mirë për gjithçka ne kemi bërë deri më tani dhe është angazhimi ynë për të vazhduar reformat që kemi bërë deri më tani.

Nëse PD është e gatshme që bashkë me ne të kontribuojë në këtë proces kaq të rëndësishëm, javën e ardhshme në këtë sallë do të kemi diskutimin e më pas rezolutën për miratimin e një qendrimi të përbashkët në qasjen ndaj rekomandimit dhe rrugës tonë evropiane.

E ftoj opozitën që javën e ardhshme të heqë dorë nga transmetimet në fb të Lulit dhe ajo që është më e turpshme, është që personi që mbante kamrën është po i njënjti person që fshiu serverat e 21 Janarit. Këto janë çështje që i takojnë drejtësisë.

Edhe 21 janariedhe Gërdeci edhe Rtruga e Kombit janë çështje që drejtësia e re që po lind duhet dhe do ti hetojë.

Thirrja ime në emër të Grupit Parlamentar të PS-së është një seancë që duhet të na bëjë të gjithë bashkë në funksion të miratimit të rezolutës të gjithë deputetët e kanë marë projekt rezolutën. Është detyrim i Kuvendit të Shqipërisë që ne ta miratojmë atë rezolutë dhe përtej fjalëve të kalojmë  në vepra.

Deri më sot në asnjë rast nuk ka një fakt që të thotë që PD dhe Lulzim Basha po e ndihmojnë Shqipërinë në hapjen e negociatave. Deri më sot fakt është që PD dhe Lulzim Basha, bashkë me Saliun e këdo tjetër po bëjnë gjithçka munden për ti prishur punë Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çështja Xhafaj hapi një epokë të re, Shqipëria hyri në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist
Previous article LSI: Teqeja jonë sot ka mbetur pa Baba dhe pa “çantën e zezë”

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k