Ylli Dylgjeri/
Babai, në shqip edhe ati, është mësues shpirtëror, i barasvlershëm me shehun në tarikatet e tjera të dervishëve.
Si rregull, çdo teqe drejtohet nga një baba.
E kishim edhe Ne një Baba. Baba Takun.
Por s’ishte e thënë…jeta si të vijë.
Baba Taku na la.
Vdiq? – do pyesni Ju besimtarë.
Jooo- largqoftë!
Ish-Baba Taku ynë, rron dhe është si kokrra e rrushit. Gjallon Baba Taku, më mire se dje.
Sot, sa u kthye nga Stambolli, u betua!
U betua për një Teqe tjeter. Për nje Teqe që Betimin e ka njësoj si jetën. Teqeja e vjetër që kur u hap ishte për integrim…por se mbërriti dot.
I iku dhe Dervishi i Madh. Te kjo Teqeja e Re i kanë dhënë fjalën me tepsi në dorë (jo tespie) se do integrohen më shpejt.
Dhe këtu nuk gënjejnë. Edhe formulën e betimit ja bënë me fjalët:
Baba Taku ka bërë be,
Që s’ka rrejtë që kur ka le…
Dervishi i Teqesë së Re e ka me qejf të madh këtë Baba. Eshtë i urtë e fjalëpak. Ai mban edhe numrin 19. Ka numrin e patrullës se Policisë. Baba Takun me një fërshëllim mbërin në vendngjarje dhe ta zgjidh hallin me një frymë.
I kudondodhur. Në Kuvend, Tatime, në Burg, në Gjykate, në Ministri…I mban dhe veglat me vete. I mban te një çante e zezë.
Aty thonë Dervishët, janë të tërë të zezat e kësaj bote. Baba Taku i ruan e i fërkon për një ditë ato nishane.
Po e ç’puan shumë.. të bën gjemën. Nuk e besoni?
Sot u betua. Tani mbani vesh.
Ky Baba do e bëj botën përshesh.
Leave a Reply