• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
Çështja Xhafaj hapi një epokë të re, Shqipëria hyri në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist
Home
Blog

Çështja Xhafaj hapi një epokë të re, Shqipëria hyri në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist

May 17th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Spartak Ngjela/ 

Çështja Xhafaj, kështu siç u zgjidh, krijoi hapjen e një epoke të re: Shqipëria më në fund dhe shenjën se do të jetë një shtet borgjez – kapitalist i mbështetur te morali individualist.

Kurse korrupsioni i lartë sot duket i tronditur. Natyrisht, është e kuptueshme.

Por politika shqiptare më në fund po duket se është duke ecur drejt moralit individualist perëndimor.

l.
Në një shtet demokratik perëndimor morali individualist mbrohet me ligj, ku ndëshkimi dhe fajësia janë vetëm individuale.
Në kapitalizmin modern risku apo rreziku është vetëm individuale.
Dhe, drejtësia është nocion racional që konceptohet nga arsyeja më e lartë njerëzore, dhe jo nga besimet ideologjike.

Revolucioni amerikan i Shekullit të Tëtëmbëdhjetë i dha njerëzimit krijimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përfundimisht ngritjen e personalitetit individualist të njeriut të lirë, dhe që është i çliruar nga vargonjtë e fajësisë kolektive.

Pikërisht për këtë, mosdhënia e dorëheqjes nga ministri Fatmir Xhafaj ka qenë një akt rezistence që do të shërbejë shumë në krijimin e moralitetit të shtetit shqiptar, por dhe për ecjen drejt aplikimit të plotë të Reformës në Drejtësi.

ll.
Shqipërinë, komunizmi hoxhist e futi me dhunë në një kulturë ekstreme ku morali duhej të imponohej nga partia komuniste dhe ai nuk mund të ishte kurrë një moral individualist por një moral kolektivist. Individualizmi ishte armiqësi kundër shtetit.

Në tiraninë ideologjike hoxhiste, ku, kudo dhe në çdo hap jetësor kishte biografi dhe luftë klase, u kultivua morali sipas konceptit të përgjegjësisë kolektive. Një i dënuar në fis, implikon të gjithë karierën shtetërore të fisit.

Një kundërshtar i regjimit komunisto-hoxhist në Shqipëri, i jepte të drejtën shtetit që të akuzonte të gjithë fisin.

Përgjegjësi kolektive, madje dhe historike, e krejt një fisi të tërë – ky ka qenë inkuzicioni mesjetar hoxhist në Shqipëri.

Dhe shoqëria shqiptare nga ky moral ka vijuar të vuajë edhe në këto 27 vjet të paskomuniznit në Shqipëri sipas moralit të luftës së klasave që aplikoi Partia Demokratike në pushtet gjatë periudhës 1992-1996
Deri diku edhe Partia Socialiste ka qenë e orientuar nga morali hoxhist i fajsisë dhe përgjegjësisë kolektive, por jo sa qeveritë e Partisë Demokratike.
Dje, befas, nga frika apo nga arsyeja, kryetari aktual i Partisë Socialiste doli nga kjo rrjedhë.

Çështja Xhafaj e prishi dje këtë rrjedhë për ta futur Shqipërinë realisht në rrugën e moralit të një shteti modern kapitalist me filozofinë e individualizmit perëndimor, dhe jo të një shteti ideologjik, të një ideologjie që përpunohet nga partia politike.

Sot, qytetërimi perëndimor ndahet ose përplaset me të gjitha qytetërimet orientale kolektiviste pikërisht te filozofia e individualizmit dhe personalitetit individual perëndimor.

lll.
Shtet demokratik kapitalist modern do të thotë shtet individualist, ku individualiteti dhe personaliteti i njeriut është i lidhur ngushtë me prestigjin dhe dinjitetin individual.

Shteti i mbeshtetur te individualizmi do të thotë personalitet individual që vjen vetëm nga përgjegjësia individuale.

Shtet modern denokratik do të thotë që shteti nuk ka asnjë të drejtë që të dhunojë nderin dhe dinjitetin e individit, dhe do të thotë gjithashtu që individi ka të drejtë të pasurohet në mënyrë të ndershme me anë të tregtisë së lirë dhe të profesionit të lirë, në një treg të lirë që garantohet nga ligji.

Shtet kapitalist individualist do të thotë përgjegjshmëri individuale me risk dhe ku risku apo rreziku është vetëm individual. Shoqëri moderne kapitaliste don të thotë inisiativë private me risk drejt pasurimit individual, kurse prona private është një shenjtëri që mbrohet në mënyrë drastike nga ligji.

Nga e gjithë kjo rrjedh koncepti absolut se fajësia është vetëm individuale dhe si pasojë edhe përgjegjësia është vetëm individuale, prandaj inisiativa individuale drejt pasurimit të paligjshëm është vetëm rrezik individual dhe i ndëshkueshëm vetëm individualisht.

Fajsia dhe përgjegjësia kolektive është koncept tiranik i tiranive ideologjike, prandaj çdo tendencë drejt fajësisë kolektive është amoralitet.
Po shqiptarët sot, a janë ndarë përfundimisht nga ky lloj morali mesjetaro-komunist?
Ende jo plotësisht, por dje u dha një shenjë pozitive drejt individualizmit perëndimor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Çfarë dëshiron Irani në të vërtetë në Siri
Previous article TAULANT BALLA/ Nëse PD e njeh dëshmitarin X ta çojë në Prokurori

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k