• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
SANDRA PETERSMANN/ Vrasja e gazetarëve në Afganistan
Home
Blog

SANDRA PETERSMANN/ Vrasja e gazetarëve në Afganistan

May 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Në një atentat të dyfishtë në kryeqytetin afgan një atentator vetëvrasës e hodhi veten në erë midis gazetarëve. Ishte një sulm i qëllimshëm kundër lirisë së shtypit, mendon Sandra Petersmann

Të paktën nëntë gazetarë u vranë. Të masakruar në shërbim. Të vrasësh civilë është krim lufte. Por kush i përmbahet kësaj – në Siri, në Jemen, në Irak, në Nigeri, në Somali, në Republikën Demokratike të Kongos? Edhe në fushën e betejës së Afganistanit sulmet e qëllimshme ndaj civilëve janë pjesë e jetës së përditshme. Zivilistët i mundojnë dhe i vrasin, për të demoralizuar popullin. Për ta bërë të bindur. Për ta bërë të heshtë. Gazetarët janë civilë. Heshtja njerëzore bëhet më e madhe, sa më shumë gazetarë bëhen të heshtin. Pa gazetari demokracia nuk ka shans.

Një nga të paktat histori suksesi

Atentatori i dytë i Kabulit ecte në këmbë me një brez me lëndë shpërthyese. Sipas dëshmitarëve okularë ai mbante një kamera dhe u paraqit si gazetar. Ai u përzie me gazetarët e vërtetë, të cilët rrezikojnë jetën çdo ditë për t’u dhënë një fytyrë dhe një zë viktimave të luftës së Afganistanit. Krijimi i një peizazhi mediatik të gjallë dhe profesionist bën pjesë në të paktat histori suksesi të ndërhyrjes ushtarake ndërkombëtare, të cilat çuan në vjeshtën e vonë 2001 në rrëzimin e regjimit të talibanëve. Sot në vend ka të paktën 170 radiostacione, veç këtyre një dyzinë gazeta. Vetëm nga kryeqyteti Kabul transmetojnë 30 stacione televizive. Para së gjithash është peizazhi i ri mediatik, që e mban të gjallë shpresën për një proces demokratik. Pasi në mëngjes e hodhi veten në erë në afërsi të Qendrës së Shërbimit të Fshehtë një atentator vetëvrasës me një motoçikletë, në vendin e ngjarjes u nisën shumë gazetarë, për të raportuar. Por nuk arritën ta bënin këtë, sepse një atentator i dytë vetëvrasës shtypi butonin. Pak më vonë përgjegjësinë e mori dega afgane e “Shtetit Islamik”. Mund të kishin qenë edhe Talibanët.

Urrejtja në Afganistan nuk u mund kurrë

Shah Marai, shefi i fotografëve të AFP-së u vra në atentatin e dytëShah Marai, shefi i fotografëve të AFP-së u vra në atentatin e dytë

Ndër nëntë gazetarët e vrarë është Shah Marai, shefi i fotografëve të Agjencisë Franceze të Lajmeve AFP. Ai lë pas gruan dhe gjashtë fëmijë. Marai e nisi karrierën e tij gazetareske në kohën e talibanëve. “Ata i urrenin gazetarët, pra unë duhet të punoja në mënyrë shumë të fshehtë”, shkroi ai në 14 tetor 2016 duke hedhur vështrimin pas në një blog korrespondentësh. Urrejtja nuk u mund kurrë në gati dy dekada. Armët nuk e mundin urrejtjen. Këtë mund ta bëjë vetëm një vizion i besueshëm politik, i cili të diskutohet hapur. Por paragrafi i fundit në blogun e Marait është bilanci civil i një ndërhyrjeje perëndimore në një masë të madhe të dështuar:

“Nuk ka më shpresë. Sot jeta duket më e vështirë se nën Talibanët, sepse mungon siguria.(…)Çdo mëngjes, kur shkoj në zyrë, dhe çdo mbrëmje, kur nisem për në shtëpi, mendimet e mia sillen rreth automjeteve, të cilat mund të jenë kurthe me lëndë shpërthyese ose rreth atentatorëve vetëvrasës, të cilët shkëputen nga masa e njerëzve”.

Marai, që e vranë sot, e mbyllte blogun e tij të vitit 2016 me këtë fjali: “Kurrë nuk kam parë kaq pak perspektivë për jetën, dhe as nuk shoh rrugëdalje. Është një kohë frike”.

Çrrënjosja e rrënjëve të demokracisë

Ky nuk ishte atentati i parë kundër lirisë së shtypit në Afganistan. Por ky sulm i koordinuar ishte një masakër ndaj gazetarëve me objektivin e qartë për t’i shkulur me rrënjë në këtë vend idetë e brishta demokratike. A mund të zhvillohen në këto kushte me tri vjet vonesë vërtet zgjedhje parlamentare? Kur heshtin gazetarët, hesht edhe demokracia. Sa do të jenë ata që do të vrapojnë në vendin tjetër të atentatit dhe do të raportojnë për aktivitete të mëdha publike elektorale? Drita që hedhin gazetarët afganas në jetën me luftë, duke rrezikuar jetën e tyre është bërë edhe një herë më e errët.

Njëmbëdhjetë fëmijët, që e humbën jetën këtë të hënë në një atentat tjetër ndaj një një autokolone të NATO-s në Kandaharin e Afganistanit jugor, mbeten anonimë dhe zhduken në statistika.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRAN/ Marrëveshja atomike nuk është e rinegociueshme
Previous article NIKOLAS BUSSE/ Trumpi dhe modeli gjerman

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k