• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 9th, 2026
  • HOME
IRAN/ Marrëveshja atomike nuk është e rinegociueshme
Home
Blog

IRAN/ Marrëveshja atomike nuk është e rinegociueshme

May 1st, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Susanne Eickenfonder/

Presidenti i Iranit Rohani i kundërshton prerë ndryshimet në marrëveshjen ndërkombëtare, por tregohet i gatshëm për bisedime. Po a bëhet fjalë për të njëjtat fusha tematike, të përmendura nga Presidenti francez, Macron?

Më shumë së një orë zgjati biseda telefonike midis Presidentëve të Iranit dhe të Francës, Hassan Rohani dhe Emmanuel Macron. Pas saj, nga Pallati Elizee në Paris u bë e ditur se të dy burrat e shtetit patën rënë dakord që të punojnë së bashku javët e ardhshme që të mos prishet marrëveshja atomike.

“Tri tema shtesë, të domosdoshme”

Macroni pati propozuar veç kësaj që bisedat të zgjerohen edhe në tri “tema të tjera, të domosdoshme”: në programin raketor të Iranit, në aktivitetet atomike të vendit pas 2025-ës dhe në krizat më të rëndësishme rajonale në Lindjen e Afërt. Presidenti francez pati paraqitur pak kohë më parë në vizitën e tij në Uashington një koncept të përgjithshëm për trajtimin e Iranit dhe pati deklaruar se marrëveshja ekzistuese atomike mund të jetë vetëm shtylla e parë nga katër shtyllat e një marrëveshjeje të ardhshme.

Në Teheran pas telefonatës së të dy presidentëve, u tha se Rohani pati bërë të qartë se marrëveshja atomike është e parinegociueshme dhe se “detyrimet iraniane nuk do të shkojnë më tej se ato që janë përcaktuar në marrëveshje”.

 
Hasan Rohani

Në bazë të kësaj, Rohani e vlerësoi këtë marrëveshje jo vetëm si konstruktive për paqen në rajon, por edhe si bazë besimi midis Perëndimit dhe Iranit. Më tej u bë e ditur se Presidenti iranian është i gatshëm për bisedime të veçuara për gjendjen në Lindjen e Afërt, veçanërisht për “stabilitetin dhe sigurinë në rajon, para së gjithash për luftën kundër terrorizmit”.

Edhe Merkeli zhvillon telefonata

Në përpjekjet për t’i nxitur SHBA që ta shpëtojnë marrëveshjen për të cilën u ra dakord nën paraardhësin e Donald Trumpit, Presidentin e SHBA Barack Obama, i rakorduan pozicionet me njëra-tjetrën edhe shtetet e tjera pjesëmarrëse evropiane. Kancelarja Angela Merkel, e cila pati telefonuar të shtunën me Macronin, foli të dielën me kryeministren britanike, Theresa May. Të tre u shprehën edhe njëherë që SHBA t’i përmbahen marrëveshjes bërthamore, bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. Njëkohësisht ata përforcuan gatishmërinë që të përpunojnë me të gjithë pjesëmarrësit marrëveshje shtesë, veçanërisht për programin balistik raketor të Iranit si dhe për rolin e tij rajonal.


Mike Pompeo diskutoi gjatë vizitës në Arabinë Saudite edhe për marrëveshjen me Teheranin

Për shkak të kërkesave ligjore, Trumpi duhet të vendosë deri në 12 maj nëse do t’i fuqizojë sërish sanksionet kundër Iranit, të cilat janë suspenduar mbi bazën e marrëveshjes atomike. Ministri i ri i Jashtëm i SHBA, Mike Pompeo theksoi në vizitat e tij në Arabinë Saudite dhe në Izrael se Uashingtoni do të largohet nga marrëveshja, po të mos arrihen me partnerët evropianë përmirësime në marrëveshjen me Teheranin. Në bisedë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu në Tel Aviv, Pompeo e akuzoi Iranin për “aktivitete destabilizuese dhe keqdashëse”.

Irani e lidhi marrëveshjen atomike në korrik 2015 me pesë fuqitë me të drejtë vetoje në OKB: SHBA, Rusi, Kinë, Francë dhe Britani e Madhe si dhe me Gjermaninë. Kjo marrëveshje hyri në fuqi në janar 2016.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kuvendi i PD, në hullitë e vjetra të opozitës së sotme
Previous article SANDRA PETERSMANN/ Vrasja e gazetarëve në Afganistan

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k