• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
Arian Galdini tjetër vlerësim ndërkombëtar. I jepet titulli Profesor Nderi nga Universiteti i Madridit
Home
Blog

Arian Galdini tjetër vlerësim ndërkombëtar. I jepet titulli Profesor Nderi nga Universiteti i Madridit

March 28th, 2018 Redaktor2 Blog 0 comments

Pedagogu Arian Galdini i cili është i njohur edhe si një ndër politikanët e Opozitës në Shqipëri, është vlerësuar me titullin Profesor Nderi i Kërkimit Shkencor nga Universiteti i Complutense i cili është Universiteti Publik i Madridit.

Ky vlerësim nga Universiteti i Madridit për pedagogun Arian Galdini vjen pak kohë pasi ai ka marë një tjetër vlerësim nga SHBA ku Akademia Ndërkombëtare e Shkencave Sociale IASS ne Palm Beach, Florida i ka dhënë Arian Galdinit titullin Akademik i Shkencave Sociale pranë kësaj Akademie.

Njoftimin për vlerësimin nga Universiteti i Madridit e ka bërë vetë Arian Galdini nëpërmjet një postimi në profilin e tij në facebook.

Ja edhe postimi i plotë i Arian Galdinit:

Të dashur miq, jam i lumtur dhe bekuar nga Zoti të ndaj me ju lajmin e mrekullueshëm se një tjetër vlerësim ndërkombëtar më është bërë.

Universiteti i Complutense ose sikurse njihet ndryshe Universiteti Publik i Madridit më ka akorduar titullin Profesor Nderi.

Ky është një nder shumë i madh dhe i veçantë që më bëhet.

Universiteti i Complutense është themeluar në vitin 1293 dhe është një ndër Universitetet më të mira në botë.

Disa nga njerëzit që kanë studiuar në këtë Universitet janë:

Filozofët José Ortega y Gasset, Ignatius of Loyola, Thomas of Villanova, shkrimtarët Federico García Lorca, Antonio de Nebrija, Pedro Calderón de la Barca, shkencëtarët Santiago Ramón y Cajal, Severo Ochoa, Andrés Manuel del Río, historianët Juan de Mariana, Juan Ginés de Sepúlveda, drejtuesit ushtarakë Don John of Austria, Alexander Farnese, Cardinal Cisneros, liderët e huaj jospanjollë Cardinal Mazarin, José Rizal, etj,etj.

Në vitet e fundit nga alumnët e Universitetit të Complutense kanë dalë 7 fitues të çmimit  Nobel, 18 fitues të çmimit Prince of Asturias Awards, 7 fitues të çmimit Miguel de Cervantes, gjithashtu edhe Komisionerë Europianë, Presidentë të Parlamentit Europian, Sekretar i Përgjithshëm i Këshilit të Europës, Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Drejtori i Përgjithshëm i UNESCO, Drejtori i Manaxhimit i FMN, dhe krerë shtetesh, etj, etj.

 

Ndihem tejet i privilegjuar dhe i nderuar që Universiteti i Complutense më ka dhënë titullin Profesor Nderi i Kërkimit Shkencor.

 

Falenderime e mirënjohje pamasë.

 

Kjo është një përgjegjësi akoma më e madhe për mua në angazhimet e mia akademike, civile, publike dhe politike e më gjerë.

  • Tags
  • ARIAN GALDINI
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DOMINIQUE MOISI/ Bashkohen populistët e botës
Previous article ENVER ROBELLI/ Festivali i qofteve në Mitrovicë dhe Prishtinë: Çfarë loje po luajnë Thaçi e Vuçiç (dhe ndërhyrja e Ramës)

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k