• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
LULJETA PROGNI: Qejfet e atij parrizi
Home
Blog

LULJETA PROGNI: Qejfet e atij parrizi

October 26th, 2017 Editor Blog 0 comments

Ishte në pritje të dekretimit si ministër i kulturës në prill të vitit 1998, kur Edi Rama foli për herë të parë për atë hap të guximshëm që kishte ndërmarrë, hyrjen në politikë. E shpjegon pse kishte vendosur ta pranonte propozimin e Fatos Nanos me një “Po” të thënë me zemër” dhe se nuk po hynte në politikë për të marrë, por për të dhënë.

Ai flet për të panjohurën që e pret në këtë rrugëtim dhe pasiguritë që e mundojnë por bën një betim: kurrë nuk do të bëhej pjesë e një “parrizi qejfesh të patreguara për ata frymorë të shumtë që duan të marrin”. Koha ka treguar e po tregon krejt të kundërtën sepse Rama po duket të ndjehet kaq rehat në atë “parriz qejfesh të patreguara”.

Edi Rama, prill 1998

“Zgjedhja që bëra për të qenë ministër, pa e pas imagjinuar kurrë më parë një gjë të tillë, qe një zgjedhje spontane, një vendim i marrë në fare pak minuta, një “po” e thënë me zemër. Unë i besoj inteligjencës së zemrës shumë më tepër se asaj të trurit, nëse mund të shprehem kështu. Nuk e di se ç’duhet të shohë njeriu, kur pret të emërohet ministër apo se ç’sheh kur bëhet i tillë, sa për vete, nuk ndjej tjetër gjë përveç peshës së barrës që kam marrë përsipër. E kuptoj që jam futur në një terren të minuar dhe e panjohura që kam përpara është ende e padeshifrueshme për mua, gjëra që më mbushin me pasiguri.

E vetmja siguri që kam është se nuk u futa në këtë terren për të marrë diçka për veten time, po për të lënë diçka nga vetja. Koha ka treguar se përgjithësisht ky është një parriz qejfesh të patreguara për ata frymorë të shumtë që duan të marrin dhe një ferr nervashkatërrues, për ata Don Kishotë që duan të japin, por, çfarëdo të tregojë koha për mua si ministër, ajo çka mund të them me bindje, qysh sot, është fakti se edhe në qofsha ministri më i dështuar që ka njohur ky vend, dështimi im nuk do të ketë të bëjë me asnjë nga qejfet e atij parrizi.”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DIK DACI: "SARAH", një udhëtim mes historisë dhe trillerit artistik
Previous article Me kë politikan e kishte Donald Lu që “ka bërë krime të tmerrshme dhe I ka shpëtuar drejtësisë”?

Editor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k