• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
Atentati mafioz: detajet e vrasjes makabre të gazetares së njohur që po hetonte Panama Papers
Home
I pakategorizuar

Atentati mafioz: detajet e vrasjes makabre të gazetares së njohur që po hetonte Panama Papers

October 17th, 2017 Editor I pakategorizuar 0 comments

Është vrarë në mënyrë mafioze një gazetare shumë e njohur në Maltë, e cila po investigonte skekën e pastrimit të parave të politikanëve dhe biznesmenëve të fuqishëm nëpërmjet Panama Papers.

Një veprim i tmerrshëm që ka tronditur të gjithë opinionin botëror dhe në radhe të parë vende si Shqipëria, ku krimi mund të marrë zemër dhe të rinisë luftën ndaj kujdo që do të investigojë mbi krimin e lidhur me politikën.

Gazetarja Daphne Caruana Galizia u vra me një bombë që ishte vënë në makinën e saj, një Peugeot 108 në qytetin Bidnija, në ishullin e Maltës.

E ndjera ka vdekur menjëherë . Vetëm 15 ditë më parë kishte denoncuar zyrtarisht në polici kërcënimet për vdekje që ii shin bërë.

Gazetarja është vrarë pasi është larguar nga shtëpia, por një nga djemtë e saj ka dëshuar shpërthimin dhe ka dalë menjëherë nga shtëpia për të parë çka ndodhur.

Gazetarja e njohur ka lënë bashkëshortin dhe tre ddjemtë, njëri prej të cilëve, Matthevv, anëtar i konsorciomit ndërkombëtar të gazetarisë Investigative i cili ka marrë edhe çmimin Pulitzer për punën e kryer mbi Panama Papers, ku e ëma u mor me dosjen malteze.

Familja ka kërkuar menjëherë zëvendësimin e prokurores Consuelo Scerri Herrera, e cila është ngarkuar të hetojë mbi vrasjen, pasi ajo ka ndërmarrë disa procedime kundër gazetares së nderë pas publikimit të dosjes së Panama Papars.

Galizia punoi mbi dosjen malteze të Panama Papeers, e cila e konsideronte këtë ishull si “Shteti i Mesdheut ku bëhet evazioni pirate për BE”.

Portal ii njohur Politico.eu  e renditi gazetaren ndër 28 personat që kanë tronditur Bashkimin Europian.

Kryeministri i Maltës, Joseph Muscat, deklaroi se vrasja ishte një “Atentat barbar dhe që nuk do të ndaloj derisa të bëhet drejtësia. Të gjithë e dinë se  

Caruana Galizia më ka kritikuar fort, sin ë nivelin politik, ashtu edhe atë personal.

Por asnjë rivalitet nuk justifikon një vdekje të tillë”.

Caruana Galizia po hetonte ndërmjet të tjerash mbi skandalet e korrupsionit që përfshinin ndërmjet të tjerash edhe gruan e kryeministrit Muscat, që duket ishte në listën e Panama Paper.

Kryeministri laburist ka hedhur poshtë gjithnjë akuzat ndaj familjarëve të tij.

Në prillin e shkuar gazetarja publikoi një video, ku dallohet Presidenti i Pilatus Bank, iraniani Seyed Ali Sadr Hasheminejad, duke dalë nga një portë e dytë e bankës me një valixhe të madhe të mbushur plot.

Pikërisht në atë bankë, gruaja e krryeministrit Muscat kishte hapur një llogari bankare.

Mendohet se nga banka kanë dalë dokumentet e shoqërisë së përfunduar në syrin e ciklonit.

Daphne Caruana Galizia nisi gazetarinë në vitin 1987  për edicionin e së dielës së Times of Malta, dhe më pas u bë drejtuese e Malta Independent.  Por ka qenë blogu i saj Running Commentary që e vendosi në qendër të vëmendjes,

Posti i saj u shkrua pak minuta para se të vdiste dhe përfshinte dëshminë në gjykatë të Simon Busuttil, liderit të opozitës në procesin që përfshin Keith Schembri, kreun e kabinetit të Muscat.

Schembri, i akuzuar për korrupsion, ishte ndër politikanët e parë që u përfshi në Panama Papers.

Vrasja e gazetares së njohur ndodhi në një vend të Bashkimit Europian dhe që ka reputacionin e një vendi të qetë dhe të sigurt.

Ky atentat nuk ka pasur natyrisht si cak vetëm gazetaren 54 vjeçare, e cila nuk u vra thjeshtë por u masakrua në një mesazh makabër, që në vende si Shqipëria vetëm sa inkurajon establishmentin e lidhur me krimin e korrupsionin që të bëjnë të njëjtën gjë me gazetarët apo atë pjesë të publikut që denoncon skandalet dhe lidhjen e shtetit me krimin…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERVIN QAFMOLLA: Islami, pengesë estetike ndaj 'Iliridës' imagjinare
Previous article 2 Tiparet e çifteve të lumtura

Editor

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k