• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Cili kryetar partie do japë dorëheqje në 12 Maj?
Home
Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Cili kryetar partie do japë dorëheqje në 12 Maj?

March 26th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Edhe 6 javë na ndajnë nga basti i madh i Yuri Kim: – Kush do hajë bar në 12 Maj?

Fushata ka filluar dhe kemi disa parti që po kryejnë 24 orë aktivitete.1- Rama dhe Basha jo vetëm kanë provokuar miliona klikime në rrjete sociale por po kryejnë me dhjetra takime dhe tubime brenda dhe jashtë Shqipërisë.

2- Berisha i lodhur nga mosha, i konsumuar nga idetë dhe i rrethuar nga xhaketat e vjetra, ka paguar një amerikan që të vij dy herë të thotë ndonjë mashtrim në emër të “Amerikës” pa adresë dhe të iki me xhepin plot.

Partitë e reja pa dyshim janë risia interesante e kësaj fushate elektorale.

3- Adriatiku dhe Endri kanë sjell një model ndryshe dhe kanë ngjallur shpresën për ndryshim.

4- Agron Shehaj me sukses po ngre një të djathtë që prej 20 vitesh u shkatrrua nga PD.

5- Arlind Qorri po konsolidon profilin e politikanit pa kompromise dhe një të majte ideale.

6- Elena Kocaqi dhe Kreshnik Osmani synojnë të përgatisin një elektorat jashtë establishmentit.

7- Tom Doshi po rikthehet në parlament me një ambicje për të dal parti e tretë në Shqipëri.

8- Dash Shehi dhe Alibeaj po tentojnë një fraksion të djatht tradicional pa shumë zhurmë.

9- Meta sheh ëndrra nga burgu dhe i shkruan Trumpit duke i ofruar të bashkpunojnë të dy.

Ne i kemi dëgjuar çfarë premtojnë këta dhe çfarë synojnë në 11 Maj, por pyetja është: – A do japin dorëheqje nëse dështojnë keq në rezultatin e zgjedhjeve?

Në Gjermani 3 kryetarët e partive që humbën dhanë dorëheqje, po në Shqipëri?

– Berisha premton 74 mandate por çfarë ndodh nëse ai merr 44 deputet?

– Rama premton 1 milion vota por çfarë ndodh nëse merr 700.000?

– Meta thotë do jem më i votuari por çfarë ndodh nëse nuk bëhet as deputet?

– Basha ishte kandidat për kryeministër, por çfarë do ndodh nëse ai katandiset tek pull?

– Kryetarët e partive të reja thonë do fusim nga 7, 11, 20 apo 71 deputet por çfarë do bëjnë bëse vetëm emri tyre hyn në Kuvend?

Sigurisht dorëheqja në Shqipëri për një pjesë të popullit quhet dobësi, largim nga lufta apo edhe tradhëti. Problemi është që nëse Rama merr mandatin e katërt, mos largimi i Berishës apo Metës nga politika nënkupton garanci që Rama të fitojë sërish edhe në 2029.

Shqipërisë nuk i duhet çdo bëjë Tiku apo Goni nëse humbin por çdo bëjë Berisha dhe Meta.

A do e mbajnë ata peng opozitën akoma dhe demokratët ti lënë të hanë bar jeshil…….?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Edhe ekspertët e SPAK, edhe LaCivita po rikthehen nga SHBA, kundër njëri tjetrit
Previous article YLLI PATA/ Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k