• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
YLLI PATA/ Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion
Home
Blog

YLLI PATA/ Si e humbi Shqipëria trenin e BE-së që i erdhi në stacion

March 26th, 2025 F.autor Blog 0 comments

Edi Rama po e mban të gjithë fushatën e tij për të marrë mandatin e katërt me hyrjen e Shqipërisë në BE. Asnjë forcë tjetër politike, që është përballë tij, që nga PD e Sali Berishës, euroatlantikët e Lul Bashës, apo edhe partitë e tjera, nuk guxojnë ta përdorin si kartë elektorale. Madje ata thonë që Rama nuk do e marrë anëtarësimin, pasi BE nuk do t’ja japë. Po nëse ata vijnë në qeveri? Errësirë!

Opozita që synon të vijë në pushtet në Shqipëri nuk ka një diskurs politik për anëtarsimin në BE, por një kontestim ndaj diskursit të shefit të mazhorancës për anëtarësimin në BE. Ky diskurs, edhe pse jo shumë i qartë, merret nga qarqet europiane si një eurospeticizëm i fshehur, apo edhe mungesë kurajo për ta shprehur hapur qëndrimin e tyre për BE.Në fakt, kemi të bëjmë me një grackë, që ua ka ngritur Rama me diskursin e tij, për të cilin si PD që ka fuqinë më të madhe në krijimine një strategjie elektorale pore dhe të tjerët nuk e kanë hartuar.

Jo më kot, Fatmir Mediu u dërgua në SHBA për të marrë Lachivitën që të vijë urgjent në Tiranë e të bëjë një zhurmë në lidhje me “Make Albania Great again”, siç tha edhe në videon e shpërndarë me të akuzuarin e katastrofës së Gërdecit.

Berisha, po synon që ta mbysë, apo ta zhysë Ramën apo më mirë zhurmën e fushatës së tij pë anëtarësimin në BE, me “Shqipërinë Madhështore” të “këshilltarit të Trump”.

Megjithatë, përveç zhurmës elektorale, e vrteta është se Sali Berisha e ka pasur në dorë, madje shumë afër anëtarësimin në BE. Madje në vitin 1996, ishte parashikuar që SHqipria të firmoste marrëveshjen e Asocim Stabilizimin përpara të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Në referendumin për kushtetutën të vitit 1994, BE pore dhe SHBA pa se në Shqipëri ka forca reale demokratike që mund të ndalojnë një concept autoritarist të Sali Berishës.

Ngjarjet me Zef Brozin, Eduard Selamin, apo pesë minoritarët kishin krijuar një ide se edhe Shqipëria mund të shkonte në një derivate autoritarist si vendet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Por me krijimin e një mazhorance opozitara që rrëzoi projektin e Kushtetutës së Sali berishës, Perndimi, arriti të krijoi një shpresë se ka një rreze demokratike në vend. Por një vit më pas gjërat u acaruan edhe më shumë, duke arritur kulmin në zgjedhjet e vitit 1996. Numri dy i Partisë Socialiste Europiane, i cili ishte edhe kreu i grupit parlamentar në PE, që kishte ardhur si vëzhgues, gjatë një inspektimi në Malësinë e Madhe, përjetoi një ekzperiencë kur ju vendos pistoleta në kokë, e këtë e denoncoi edhe publikisht në konferencën për shtyp në selinë e PS-së në Shkodër, por edhe më vonë në Tiranë e Bruksel. Ishin pikërisht zgjedhjet e 26 majit 1996, që i vunë shkelmin prespektivës europiane, ndërkaq që 1997 e çoi vendin më mbrapa edhe se 1990.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Cili kryetar partie do japë dorëheqje në 12 Maj?
Previous article YLLI PATA/ Pse argumenti BE është kthyer në ankthin e fushatës së Berishës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k