• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ “Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë
Home
Sociale

MENTOR KIKIA/ “Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë

September 24th, 2021 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Njëri që u quajtka Kozak, qenka shpallur mbreti i Instagramit dhe Tik-Tokut. Por një tjetër që u quajtka Fabio, mesaduket pretendent për fronin, qenka futur në luftë me të. Lufta përfundoi me një pengmarrje dhe me një diskreditim publik të mbretit Kozak. Mediat njoftuan se për të qetësuar situatën ndërhyri vetë Stresi. Kjo është lufta për sundim në një mbretëri që ca si puna ime nuk e njohin dhe as e kuptojnë. Por mesaduket ne jemi shumë të pakët.

Kjo luftë për fron, tërhqoi shumë vëmendjen e mediave online. Ajo u ndoq hap pas hapi, edhe live madje(nuk është më si dikur, luftrat janë transparente tani). Audienca maksimale. Vetëm Rama dhe Berisha konkuroijnë në rrjet me mbretërit e instagramit.

U shtyva të mësoj pak më shumë për këtë lloj mbretërie. Një video tregonte  mbretin Kozak që tymoste hashash dhe i përgjigjej njërit që e shante me libër shtëpie – siç thuhet në gjuhën e kësaj mbretërie. ”O bishe, vet të hëngri b… o bishe, pse u krujte me mu o bishe”- shikimet live rriteshin frikshëm. Edhe videoja me titull “Kozaku pi kokainë live” kishte ecur shumë mirë në rrjet.

Reagimet vazhdojnë. Protagonistët dalin nëpër “konferenca shtypi” për të sqaruar rrethanat, dhe mediat i ndjekin hap pas hapi.

1-Eshtë për të vënë kujën që mediat online, në emër të klikimeve, i dhanë dhe i japin vëmendje ngjarjeve të tilla.

2-Eshtë për të vënë kujën për audiencën e tyre, nga një gjeneratë e destinuar të bëhet llumi i shoqërisë.

3-Eshtë për të vënë kujën që askund në media nuk ka sot një program edukativ për fëmijët. Ndërsa adoleshentët ndahen në grupe fansash të njërit mbret dhe fansa të mbretit tjetër, e përlshen edhe nëpër rrugë pastaj.

4-Eshtë e patolerushme që strukturat e shtetit nuk, ndërhyjnë për të bllokuar këto kanale, ashtu siç bëjnë me kanalet që nxisin ekstremizmin fetar dhe tërrorizmin.

A e kuptoni se çfarë adoleshencë e rinie po rritet në këtë vend?

Unë mund të dukem shumë demode, pasi kur isha student mbaja në derën e dollapit të konviktit foton e Kadaresë, ndërsa Tik-Toksat e sotëm mbajnë fotot e atyre që drogohen live në rrjet.

P.S: Fotoja tjetër, nuk është hedhur gabimisht. Ajo është bërë këtë javë, dhe i përket fëmijëve të Qendrës së Librit dhe Kulturës për Fëmijë, në Tiranë, që janë ulur në parkun Rinia për të lexuar një libër.

  • 242832485 402219551269411 2136937174657736781 n
  • 242883582 402219604602739 3450093087656608315 n
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article YLLI PATA/ Vendimi për Gërdecin: Prologu i një afere që nuk u hetua kurrë!
Previous article ERMAL HASIMJA/ Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k