• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
ERMAL HASIMJA/ Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti
Home
Blog

ERMAL HASIMJA/ Kush do ta marrë PD-në dhe pse kjo është pyetje koti

September 24th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Shqipëria ka opozitë politike në mes të një konflikti vëlla(babë) vrasës dhe një opozitë morale të shpërndarë në universitete, media, kafe dhe aeroporte. Opozita politike është ajo formale, PD, LSI dhe gjithë gjallesat satelitore simbiotike që pushteti i ka lënë në pritje të një oferte më të mirë. Kjo opozitë ka qëllim absolut pushtetin. Lufta civile në PD e vërteton plotësisht këtë.

Kjo nuk ka lidhje me interesat e vendit, por me pushtetin brenda PD-së. Duke përjashtuar Berishën, Basha mori një vendim kundër bindjeve, ose të paktën kundër frikës së vet, ndërsa Berisha, ai që e vuri dhe kurrë nuk e përzuri Bashën, tashmë papritur zbuloi se ky qenka poliagjent i Ramës, Sorosit dhe (disa) amerikanëve që nuk e duan. Ndërsa opozita morale, ajo që gjykon se problemi nuk është një parti apo tjetra, por mungesa e moralit në politikë, është sot e dëshpëruar, e çorientuar dhe e paorganizuar.

Kjo opozitë nuk e gjen veten askund. Shpresa e saj e vetme deri tani ishte minimaliste: të paktën të ikin hajdutët në pushtet. Tani që u vërtetua se rilindja është e aftë të marrë mandat të ri, pothuajse pa u lodhur dhe me luksin e arrogancës, kjo opozitë është akoma më e pezmatuar. PD-ja do ta zgjidhë në një mënyrë a një tjetër konfliktin e brendshëm. Dikush do të jetë gjithsesi kryetar i PD-së, i cilësdo PD. Por kjo nuk i bën asnjë punë opozitës morale, sepse kjo opozitë nuk ka të njëjtët objektiva me opozitën formale. PD-ja në dy pjesët e saj përfaqëson Bashën e Berishën, por nuk përfaqëson më “duart e pastra”, të përndjekurit, lirinë dhe demokracinë.

Ajo përfaqëson 2 grupe që luftojnë se kush do të marrë të drejtën për të qenë në vendin e duhur kur Rama të lodhet me pushtetin, ndërkohë që Ramën ka më shumë gjasa ta mposhtë prostata apo Alzajmeri sesa opozita. Opozita ka vetëm një mundësi për të ardhur në pushtet: bashkimin me opozitën morale të vendit. Kjo është sfidë e vështirë duke pasur parasysh se PD-ja ka bërë dhe po bën gjithçka për të vërtetuar se nuk e ka shumë merak moralin në politikë.

Në 2005, Berisha krijoi iluzionin e një aleance me opozitën morale të vendit, iluzion të cilit i dha dërmën brenda pak kohësh. Në 2021 është e pamundur që t’u shesësh shqiptarëve iluzione. Madje, është e vështirë që t’u shesësh edhe shenjtorët, në kushtet kur askush nuk beson më tek askush. Shqipëria nuk është e djathtë. Shqiptarët dalin të majtë nga materniteti. Që e djathta të fitojë, do të duhet të bashkojë votat e atyre që presin radhën për t’u zënë vendin socialstëve në plaçkitjen e asaj që mbetet me votat e atyre që pikërisht duan të votojnë që plaçkitja të përfundojë.

Duhet të bashkojë gjithashtu edhe votat e atyre që nuk duan të dëgjojnë më për politikën. Prandaj, pyetja se kush do ta marrë PD-në nuk ka asnjë kuptim për opozitën morale të vendit. E vetmja rëndësi e kësaj pyetjeje është e natyrës sportive. Pyetja e vërtetë është a mundet PD-ja që, përtej Bashës e Berishës, të gjenerojë një udhëheqësi morale për të bashkuar të pabashkueshmet.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ “Mbretëria” e Kozakut, si kërcënim për një gjeneratë
Previous article FRROK ÇUPI/ Cili fiton mbi cilin: Berisha, Basha apo Amerika?

F.autor

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k