• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
KRESHNIK SPAHIU/ Pse Berisha do t’i puthë dorën, që s’ja kafshon dot Lulzim Bashës?
Home
Politikë

KRESHNIK SPAHIU/ Pse Berisha do t’i puthë dorën, që s’ja kafshon dot Lulzim Bashës?

September 11th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Mes luftës dhe paqes, Berisha dhe Basha e kanë zgjedhur rrugën e tyre.
Të dyve nuk ju intereson lufta dhe nuk mund ta mbajnë në shpatullat e tyre.
Lufta do o fundoste të dy.
Me vendimin e përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar fituan të gjithë. Fituan amerikanët, fituan socialistët, fituan demokratët, fitoi Basha, por më shumë nga të gjithë fitoi Berisha.
Le ti analizojmë pse fituan.
1- Fitoi Berisha:
– sepse hyri në parlament dhe u bë deputet në kundërshtim me kërkesën e amerikanve
– sepse me një ndryshim karrige nga rreshti dytë, në rreshtin e pestë nuk ndryshoi asgjë në statusin politik
– sepse me një lëvizje “gjoja” jashtë grupit parlamentar, bëri “armë-pushim” me amerikanët.
– sepse ai ka marr rolin e viktimës dhe po e mëshirojnë të gjithë
– shpëtoi nga vendimi i Departamentit Amerikan të Thesarit për sekuestrimin e pasurive.
2- Fituan amrikanët:
– sepse rivendosën autoritetin përballë një vakumi që kishin krijuar në shoqërinē shqiptare
– sepse thyen një nga barrierat e forta anti-amerikane të projekteve të tyre në Shqipëri.
3- Fitoi Basha:
– sepse në të kundërt do shpallej Non-Grata nga SHBA
– sepse do i hapeshin dosjet e pastrimit parave ruse në SHBA
– sepse amerikanët do e rrēzonin nga kryetar i PD.
4- Fitoi Partia Demokratike:
– sepse do izolohej nga Washingtoni
– sepse do pezullohej nga partitë europiane
5- Fitoi Partia Socialiste:
– sepse ç’mitizoi dhe banalizoi në maksimum figurat e dy liderve demokrat që duken si dy të pandehur që kërkojnë mëshirë.
– sepse përçan totalisht opozitën

Për këto arsye mos shpresoni se do ketë luftë Basha-Berisha.
Ata janë shumë të kënaqur të gjithë me kaq pak.
Harrojeni që Berisha tē rikthehet kryetar i Partisë Demokratike, apo të kërkoj shkarkimin e Bashës.
Nuk është kohē lufte por paqe për të dy.
Thjesht po aktrojnë një glorifikim mediatik, ndërkohë nën rrogoz kanë mbyllur negociatat për Amnisty.
Fundja Lul Basha ja kishte cituar edhe në telefonin e “pabesisë” minutën:
“Ky është vendimi i duhur për të shpëtuar familjen tënde doktor nga arrestimi amerikanve”
Babai bën kot sikur është nxehur me të birin, sepse i ka mësuar gjithë huqet e tij.
Populli thotë: “Bëm baba, të të ngjaj”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇAPAJEV GJOKUTAJ/ Vrasja e Sabrinës, krim i parathënë
Previous article KIMETE BERISHA/ Pse sot jam me Berishën, të tradhtuarin nga “pjella” e tij

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k