• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
BEN ANDONI/ Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën
Home
Politikë

BEN ANDONI/ Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën

June 16th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Partia Demokratike ka mbaruar zgjedhjet duke vendosur për të tretën herë me radhë z. Basha në krye të saj. Në fakt, ai nuk dha dorëheqje, sikurse iu kërkua për moral por jo statur, thjesht zgjati mandatin, duke lënë të braktisur sensin e ndryshimit aq të domosdoshëm në këtë moment të tanishëm të Partisë Demokratike, ku do i duhet të rrugëtojë edhe për katër vjet të tjera në opozitë.

Lulzim Basha me garancinë e madhe që “ka marrë” prej bazës ose më saktë vullneti i infrastrukturës së PD-së për t’i përshtatur zgjedhjet që ai të fitonte, tregon tashmë se Basha e menaxhon PD-në krejt sipas interesit dhe vizionit të vet.

Paçka se në ditët e fundit, deklaratat mediatike të ish-kryetarit Berisha për kthimin në drejtim më shumë kanë treguar shqetësimin e tij për pozicionin personal dhe paralajmërimin për Bashën se gara me të nuk do ishte e lehtë, si çka ndodhur deri më tashmë, me kandidatët që ka rrëzuar kryetari aktual, madje edhe sipas modelit që ia përqeshi Arben Ristani, njeriu që e mbështeti sforcueshëm kundër Ramës për ta sjellë në fuqi në të vetmet zgjedhjet që “fitoi”.

Ngjallja e Berishës me të gjithë ashpërsinë e tij e përmban edhe këtë shqetësim të drejtë ose frikën e arsyeshme se kanakari i tij ka marrë shumë më tepër sesa i takonte porse po e përdor tani pushtetin pacipërisht. Nëse eliminoi sikur të mos ishin asgjë tre kandidatë përballë, me interesa, lidhje dhe shumë gjëra të tjera si atribute çfarë do të ndodhi tashmë me Berishën, që po i rrëshqasin shumë gjëra. Ndaj ish-kryetari i PD-së që e pret një sfidë shumë e madhe në të ardhmen me Drejtësinë që do t’i dimensionojë edhe historinë vetjake po mundohet të kapë te krijesa që e ngriti në një lartësi të tillë dhe mesazhet që vijnë nga deklaratat plot ekuivoke të Bashës. “Sikur 1000 të mbesin do të mbetem njëri prej jush, sikur 100 të mbeten do mbetem një prej jush, sikur vetëm një të mbesë do të mbetem njëri prej jush. Rroftë Partia Demokratike”, shprehet Berisha në mënyrë patetike në një video të  publikuar së fundi, por që më shumë tregon se tashmë ai përpjekjen më të madhe e ka te mbështetja reale, që e kërkon te historia.

Por historia e PD-së po bjerret në vitet e gjata në opozitë dhe në zbritjen e elektoratit për qëllime të ngushta. Zgjedhjet e fundit e treguan hapur.

Basha me fuqinë që ka tashmë te PD; me përpjekjen që i duhet në shtator të mbajë formacionin e tij, minierë e vërtetë kamje; për Çështjen “Berisha”; me imazhin që duhet të mbajë para partive simotra evropiane, që do e mbështesin kredon e korrupsionit nga SHBA, e me të cilën përballet Berisha e ka një rrugë të përcaktuar e detyruar se ku duhet të vazhdojë. Aty nuk e pengon askush dhe Rama nuk i zë pritë, përveç se i duhet të bëjë një lëshim të vogël, që ai do ta bëjë kinse i detyruar por fare e natyrshme në karakterin e tij, për ta ndarë udhën me Berishën. Ai do të ndajë udhën e tij me kryetarin historik edhe për të fituar pavarësinë vetanake nën atë tutelë cinike dhe hijerëndë të Berishës. Kjo do jetë fitorja e tij e vetme në këto kohë por edhe justifikimi për të gjitha humbjet e tjera, që janë hiç para distancimit me kryetarin Berisha! Nuk është vonë, që ai të fitojë dhe me këtë humbje jo të vogël për historinë e PD-së, që paskëtaj të krijojë historinë e tij. Atvrasja e Berishës, në fakt, do jetë thjesht, shmangie cinike për të fituar atë që ai nuk e mori dot me staturën e vet. (Javanews)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLENDI KAJSIU/ Një lajm i keq për Berishën e Bashën dhe dy lajme të mira për PD
Previous article MERO BAZE/ Mbi deliret e Albin Kurtit, tashmë nën parrullën “Jo vetëvendosje, negociata!”

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k