• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mbi deliret e Albin Kurtit, tashmë nën parrullën “Jo vetëvendosje, negociata!”
Home
Blog

MERO BAZE/ Mbi deliret e Albin Kurtit, tashmë nën parrullën “Jo vetëvendosje, negociata!”

June 16th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Takimi i parë i Albin Kurtit me Aleksandër Vuciq, është historik për arsye kalendarike, ngaqë takohen për herë të parë. Të tjerat janë një histori e cila duhet çuar deri në fund.

Fillimisht të gjithë ata që i kujtojnë Albin Kurtit marrëzitë e tij politike deri ditën që është bërë kryeministër, sot duhet të tregohen më të mëshirshëm. Ai sot është kryeministër i Kosovës dhe ka përgjegjësi të tjera.

Broçkullat me të cilat gënjeu shqiptarët për t’u bërë kryeministër vlejnë për fushata elektorale, por jo për ta gjykuar pse shkoi në takim me Vuçiqin, apo pse ka heq dorë nga vetëvendosja dhe po bën negociata.

Për gjithë çfarë ka bërë, ai sot ka peshën e përgjegjësisë për t’u përballur me gënjeshtrat e veta. Nuk ka gjyq më të rëndë se ky për të. Nuk ka nevojë t’ia kujtojë askush gënjeshtrat që ka thënë, derisa po përballet vetë me to.

Nga ana tjetër, Albin Kurti duhet të heqë dorë nga të qenit një këshilltar i Europës. Kosova ka pranuar të jetë pjesë e procesit të Berlinit, e krijuar nga kancelarja Merkel, që synon mbajtjen hapur të perspektivës europiane për të gjashtë vendet, Shqipëri, Serbi, Kosovë, Maqedoni, Bosnjë dhe Mal i Zi, përmes një bashkëpunimi të fortë mes tyre, në katër kolona kryesore, në atë të lëvizjes së lirë, tregtisë, digjitalizimit dhe investimeve.

Në Samitin e Triestes në vitin 2017, kryeministrat e gjashtë vendeve, përfshi Kosovën, ranë dakord ta zhvillojnë më tej këtë zhvillim në të katër kolonat kryesore.

Edhe më tej kjo u sanksionua në takimin e Uashingtonit. Të gjithë ata që kanë shpikur një mijë teori konspirative për “minishengenin” apo lëvizjen e lirë të mallrave e investimeve, e dinë vetë që e kanë bërë për fushata të pakuptimta elektorale, por i kanë firmosur sa herë ua kanë vënë para ato letra. Po ashtu bëri dhe Albin Kurti në takimin e Tiranës.

Ngulmimi i tij për t’i sugjeruar Europës që mos të quhet “minishengen”, por lëvizje e lirë, është një shpikje shqiptare e tij, se procesi i Berlinit e quan lëvizje të lirë. Mineshengen e kemi thënë ne ballkanasit, për të imituar shengenin europian.

Përpjekja sikur bën që po ndryshon diçka në politikën europiane, është delir që e bën qesharak në Europë, edhe pse mund ta bëjë popullor në odat e Vetëvendosjes.

Albin Kurti ose e mban Kosovën në këtë proces europian, ose e nxjerr prej saj. Këto dy zgjedhje ka. Nuk e ndryshon dot as Europën, dhe as inciativën e rajonit për të qenë pjesë e Europës.

Së fundmi, në bisedimet e tij me Serbinë, Albin Kurti ka një përparësi që nuk e ka ende Serbia. Ai ka në krah të Kosovës, SHBA dhe gjithë ndikimin e saj në rajon. Dhe ai ka vetëm një detyrë, të mos humbasë aleancën e Kosovës me SHBA.

Cdo pallavër tjetër gjoja patriotike, apo akoma më keq, çdo përpjekje e tij për të bërë batuta me kryeministren serbe apo presidentin e Serbisë, që të mburret në katundet e Kosovës, vetëm sa e bën atë qesharak dhe jo serioz.

Traktet e paqes që ai propozon me Serbinë, mund t’i injorojmë si delire të një njeriu pa përvojë dhe të mos i marrim seriozisht. Kosova e ka mundur Serbinë me ushtirnë e NATO-s dhe avionët e SHBA, dhe jo me deklaratat e Albin Kurtit.

Marrëveshja e Kumanovës e qershorit 1999, erdhi prej asaj force që ishte në krah të Kosovës. Rruga drejt njohjes nga Serbia, vjen vetëm nëse ata aleatë, vazhdon t’i mbash në krah. Nëse i humbet rrugës nga deliri i pushtetit dhe lakmia për pushtet, atëhere ke varrosur dhe pavarësinë e Kosovës, dhe jo më të fitosh njohjen nga Serbia.

Aleksndër Vuçiq është në tryezë të dialogut si një udhëheqës i mundur nga aleanca e Kosovës me NATO-n dhe SHBA dhe jo si një udhëheqës i mundur nga batutat patriotike të Albin Kurtit.

Lufta është kush e ruan atë raport force që ka bërë Kosovën të lirë. Kush e humbet, është armiku më i madh i Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEN ANDONI/ Si Basha do jetë i pari që do e lëshojë Berishën
Previous article Tea dhe Aurela (dy vajza dhe dy shembuj nga Shqipëria jonë)

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k