• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Shifrat tregojnë se s’janë aleatë, por kundërshtarë
Home
Politikë

SKËNDER MINXHOZI/ Shifrat tregojnë se s’janë aleatë, por kundërshtarë

March 18th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Sondazhi i institutit Piepoli i të mërkurës në darkë, ishte prova e fundit se ajo që po ndodh sot në garën elektorale të 25 prillit, është një konkurencë e “hazdisur” mes tre palë kuajsh PS-PD-LSI, e jo një garë dyshe, mes qeverisë në njërën anë dhe një opozite të bashkuar në anën tjetër. Pa llogaritur partitë e vogla, të cilat mund të ofrojnë edhe ato surpriza ditën e zgjedhjeve.

Kur Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nënshkruan mes tyre në 1 mars paktin elektoral të bashkëqeverisjes së ardhshme, u kujtuan të përfshijnë gjithçka në 13 pikat e marrëveshjes, përveçse të premtojnë se nuk do t’i shkelin këmbët njëri-tjetrit gjatë fushatës elektorale dhe mbi të gjitha, në ditën e votimit.

Ajo që sot, tre javë më vonë, po nxjerrin në pah të gjitha sondazhet, edhe ato më “dashamirëset” ndaj qeverisë, por edhe të tjerat më pranë opozitës, është një konkluzion i unifikuar dhe që përbën mesa shihet, një trend të qartë dhe të pakthyeshëm: LSI po gërryhet vazhdimisht dhe pa ndërprerje nga dy anë. Në njërën anë dhe masivisht nga Partia Demokratike, në anën tjetër, me shifra më të përmbajtura nga Partia Socialiste.

Kur në fillimet e fushatës krerët socialistë nëpër rrethe festonin në rrjetin social rekrutime kolektive funksionarësh të LSI, të cilët kalonin majtas, apo kur ish-deputetë e ish-ministra të Metës rreshtoheshin hapur në fushatën e Ramës, shumëkush kujtonte se Kryemadhi duhej të ruhej nga presioni në rritje i PS për të mpakur e tkurrur shifrat e partisë së saj në 25 prill. Ka qenë një perceptim vetëm pjesërisht i saktë. Ka qenë në fakt, pikërisht një perceptim, sepse të tillë e donte të ishte Rama, Veliaj e të tjerët në PS.

E vërteta shifrore që po del nga të gjitha sondazhet, vërteton një realitet të heshtur, që PD e LSI bëjnë sikur nuk e shohin dhe kuptojnë: megjithëse shtrënguan duart mes tyre, megjithëse betohen nga mëngjesi në darkë se po luftojnë në të njëjtën llogore kundër Ramës, Basha e Kryemadhi janë duke u kacafytur de facto në terren për vota. Për ato që vota, që duke nisur nga vitit 2013, LSI ja ka marrë në heshtje PD, teksa kjo parti përjetonte krizën më të thellë politike që nga krijimi, e që e fryu partinë e Metës deri në një çerek milioni votuesish në zgjedhjet e 2017!

Konkresht, në sondazhin e IPR Marketing të datës 23 shkurt 2021, duket qartë se PS ka një rënie që lidhet kryesisht me konsumin e saj qeverisës, ndërkohë që rritja e PD me rreth 7 pikë është identike me rënien e LSI në katër vitet e fundit. Vlen të thuhet se mes dy partive tyë mëdha ka pak spostime votash, për arsye të njohura ndasish historike dhe ideologjike. Prandaj edhe në parim spostimet më të mëdha të votave priten mes LSI dhe PD, ose LSI dhe PS.

Në sondazhin e mbrëmshëm të Piepolit ky trafik votash mes atyre që në 1 mars deklaruan se do të ishin aleatë në zgjedhje, është edhe më i qartë. Ndërkohë që PS ruan pak a shumë kuotat e vitit 2017,  PD rezulton se PD ka një kërcim prej rreth 7 pikësh nga viti 2017, ndërsa LSI ka rënë me pothuajse të njëjtën shifër nga ai moment.

Të njëjtin trend tregon edhe sondazhi i Euronews Albania, ku kuotat e qëndrueshme të PS, pasohen nga një dinamikë shifrash në lëvizje mes PD e LSI, ku kjo e fundit figuron aktualisht me 7.6% të votave. Pra gjysmën e atyre që mori në zgjedhjet e vitit 2017.

Nuk kishte asnjë mëdyshje se Lulzim Basha do të kthehej t’i reklamonte votat e tij të “depozituara” tek partia e Ilir Metës. Mënyra sesi u ndërtuan rregullat e zgjedhjeve nga socialistët, me parlamentin e boshatisur nga kartonat e opozitës, synonte pikërisht një përplasje elektorale mes Bashës dhe Kryemadhit para datës 25 prill. Përplasje e cila sot po ndodh dhe po krijon kosto jo të vogla për fushatën e asaj që formalisht quhet Opozita e Bashkuar. Nuk janë as të bashkuar, as aleatë, janë konkurentë që po marrin e japin vota në çdo cep të këtij vendi. Krismën ja dëgjojmë në 25 prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LORENC VANGJELI/ Adriatik Llalla, nga kreu i akuzës, tek akuzat që po e çojnë në qeli
Previous article SOKOL BALLA/ A jemi ne gati të vdesim për Sali Berishën?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k