• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
LORENC VANGJELI/ Adriatik Llalla, nga kreu i akuzës, tek akuzat që po e çojnë në qeli
Home
Blog

LORENC VANGJELI/ Adriatik Llalla, nga kreu i akuzës, tek akuzat që po e çojnë në qeli

March 19th, 2021 F.autor Blog 0 comments

Ministrat e brendshëm dhe prokurorët e përgjithshëm të këtij vendi, nuk kanë pasur kurrë fat të mirë. Gjatë gjithë historisë moderne të shtetit shqiptar, me ndonjë përjashtim fare të largët, pothuaj të gjithë ata kanë shkuar nga burgu e litari tek frika dhe harrimi. I fundit në rradhë që e provon mallkimin e postit, është ish-prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla.

Juristi pothuaj i panjohur që i suprizoi të gjithë në Tiranë, si zgjedhja e papritur për majën që nuk do t’i prishte punë askujt, tani është në epilog të procesit të tij. SPAK ka kërkuar dënimin e Llalës me dy vjet heqje lirie dhe pesë vjet përjashtim nga administrata publike për një sërë akuzash, por shifrat nuk kanë asnjë rëndësi, sa kohë që për personazhe të tillë, dënimi më i rëndë është provimi i fajësisë dhe jo shpagimi i fajit në qeli.

Rënia e Llallës nisi me një përplasje me ambasadën amerikane dhe me përfshirjen e tij në një lojë që nuk u kuptua kurrë plotësisht për publikun, e cila e shihte atë si autor të një qarku të mbyllur thashethemesh me diplomat dhe politikanë të fuqishëm në vend. Me shumë gjasa, Llalla tentoi atëherë të luajë një lojë të vogël, provinciale dhe meskine, pa kuptuar se e vërteta është mburoja më e fortë edhe për individin më problematik. Vettingu dhe ndalimi i hyrjes së tij në SHBA ishin pastaj aktet që parathanë dramën e tij vetjake që do të vinte më pas. E cila është shumë më shumë se kaq.

Eshtë një simbol i asaj çfarë pritet të bëjë SPAK-u në republikën e të pandëshkueshmëve. Si të tillë, si symbol të përmbysjes së hidhur nga kreu i akuzës, tek akuzat që rrezikojnë ta mbyllin në qeli, Adriatik Llalla është personazhi kyç i kësaj jave të trazuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Përballja Luca – Boçi, është linçim politik, jo fizik
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Shifrat tregojnë se s’janë aleatë, por kundërshtarë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k