• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SOKOL BALLA/ A jemi ne gati të vdesim për Sali Berishën?
Home
Politikë

SOKOL BALLA/ A jemi ne gati të vdesim për Sali Berishën?

March 18th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Java politike po mbyllet siç filloi. Po ne Elbasan. Dy perplasje, nje fizike dhe nje virtuale mes dy paleve, apo mbeshtetesve te tyre u regjistruan sot, ndersa nje biznesmen u kacafyt me Luçiano Boçin, nderkohe qe nje ish deputet i PD, Bylykbashi kercenoi nga Facebook, numrin dy te Partise Socialiste Taulant Balla. Ai premtoi lufte, nese ps fiton me shume sesa 7 mandate, ne nje tjeter shenje tensionimi te opozites, pas sinjaleve te perseritura nga sondazhet, se ajo nuk po e kalon dot vijen e ylberit dhe te kuotohet, as vecmas as si shumatore, me shume sesa socialistet.

Nderkohe po sondazhet, nese zgjedh ti besosh, po tregojne ama tendencen ne rritje te partise demokratike, 7 pike plus krahasuar 2017, por pa i levizur shume gure mureve te forteses roze. Ajo qe po tkurret eshte Levizja Socialiste per Integrim. Megjithese ish partia e Metes del ne kuota dyshifrore serish ne projektim mandatesh, ajo ka humbur fiks 7 pike ne sondazhe. A po vertetohet teza e hershme se PD dhe LSI jane tashme ene komunikuese elektorale dhe se ndryshe nga e shkuara votat e LSI shkembehen me vota blu dhe jo si dikur, me vota te PS? A shpjegon kjo zemerimin e Ilir Metes? Nderkohe dje KQZ ka regjistruar Tom Doshin dhe po ne mbremje sondazhet treguan se PSD projektohet te marre deri ne kater mandate ne Shkoder e Tirane. A eshte kjo nje sfide qe ne fund pati nje fitues?

Nderkohe nje tjeter perplasje e forte duket se do ndodhe javes tjeter per nje ceshtje qe ne dukje, nuk ka lidhje me politiken. Nje sasi e madhe vaksinash, pritet te mberrije ne Shqiperi, dhe ndersa te gjithe shpresojme qe keto vaksina te fillojne te nderpresin zinxhirin e infektimeve dhe te sjellin fundin e pandemise, befas opozita ka dale hapur kunder perdorimit te ketyre vaksinave. Nje gje eshte fakt: nese vaksinat ne sasi te madhe mberrijne javes tjeter, pikerisht pak dite para fillimit te fushates, sigurisht aty ka mbrenda indicje edhe te perdorimit elektoral. Por a duhet kjo te na interesoje? Sali Berisha ka dale kunder tyre, por a jemi ne gati te vdesim per Sali Berishen, dhe perse duhet te shihemi si pro Rames, nese jemi pro vaksines?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Shifrat tregojnë se s’janë aleatë, por kundërshtarë
Previous article MERO BAZE/ Vaksina është një test a janë gati shqiptarët të vdesin për Berishën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k