• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Përpjekje për ti ngjarë Trumpit, edhe si viktimë
Home
Politikë

MERO BAZE/ Përpjekje për ti ngjarë Trumpit, edhe si viktimë

January 9th, 2021 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Sali Berisha ka “vënë alarmin” sot se qeveria do ti mbyll Facebook-un. Në fakt të gjithë e dimë që Facebooku nuk e ka selinë tek zyra e Edi Ramës, por tek ajo e Zukenbergut. Të gjithë e dimë që shumë prej atyre që janë në facebook, ndëshkohen herë pas here, duke ua bllokuar Facebook-un për shkak të shkeljes së rregullave të facebook-ut. Të gjithë e dimë po ashtu se Sali Berisha ka gjetur veten në Facebook, pasi më në fund, ai ka një mjet në dorë, që gjithë fantazitë e tij, përfshi dhe ato seksuale për kundërshtarët,  i kthen në postime edhe pse i përgënjeshtrohen çdo orë.

Por edhe Sali Berisha i di të gjitha këto. Ai e di që nuk ja mbyll dot kush Facebook-un nga Tirana, e di po ashtu që Edi Rama, apo Ben Blushi, kanë interes që ai të jetë në Facebook, pasi kanë një gogol tua tregojnë njerëzve.

Por problemi që ka Berisha sot është vetidentifikimi i tij me Presidentin Trump si viktimë, duke u vetviktimizuar. I vetmi motiv që ai mendon se mund ti mbajë tani demokratët rreth tij, është marrja e pozës së një njeriu të sulmuar, siç është sulmuar sipas teorive të tyre, njeriu më i fuqishëm i botës Donalnd Trump. Në mendjen e tij, ajo që po i ndodh Trumpit është një mrekulli që ai ëndërron ti ndodh atij, që ai të ketë një turmë të madhe fanatikësh sa ai, që të sulmojnë qeverinë dhe presidentin, që ky ti udhëheq me facebook dhe pastaj …në djall të vejë! Le t’ia mbyllin!

Pastaj ëndërron atë pjesën e dytë, kur ai tu mbajë fjalim e tu thotë se Sorosi dhe komunizmi botëror kanë organizuar një komplot të madh kundër nesh, por ne do qëndrojmë , beteja vazhdon.

Në mendjen e tij në këtë prag fushate, është pikërisht menaxhimi i humbjes, dhe mënyra se si tu gjej një arsye mbështetësve trupshëlarë të tij, që të pranojnë edhe humbjen, edhe vazhdimin e udhëheqjes prej tij. Trumpi është rasti ideal. Ai do të vazhdoj të ketë fanatik pas vetes, fanatikë të lënuduar nga ideja  e një komploti botëror kundër tyre.

Ndaj Berisha nxitoi që të vetshpallej viktima  e dytë në botë pas Trumpit, që do ti mbyllet Facebooku. I duhet shumë sot një asocim me fatin e Trumpit, me idetë paranojake të komplotit ndërkombëtar kundër tij dhe vazhdimin e jetës pas “vdekjes politike” të 25 Prillit. Dhe i ka aq gati shumciën e tyre që do ta besojnë këtë, sa më duket sikur janë nisur qysh tani të mbushin

“Bulevardin Trump” në Kamëz, për të nisur betejën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Besimi tek opozita, më falni tek kush opozitë?!
Previous article ANILA DENAJ/ Një sqarim për publikun dhe opozitën

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k