• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
SPARTAK NGJELA/ Arsyet pse Ilir Meta është politikani më i trembur dhe bërtet e bën si i fortë
Home
Politikë

SPARTAK NGJELA/ Arsyet pse Ilir Meta është politikani më i trembur dhe bërtet e bën si i fortë

November 24th, 2020 F.autor Blog, Politikë 0 comments

l. Pse është trembur kaq shumë Ilir Meta dhe po flet përçart me kërcënime fëminore?

Sepse po ngrihet Gjykata Kushtetuese, dhe ky do shkojë drejt shkarkimit si president, sepse ka bërë shumë shkelje.

Pse Meta është ngritur kaq hapur kundër politikës amerikane dhe ambasadores amerikanë Yuri Kim?

Sepse ambasadorja, botërisht ka vënë kusht për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese. Madje i ka vënë maxhorancës edhe datë për fillimin e saj institucionalisht. Por, ja, ka  edhe diçka tjetër: amerikanët kanë prova që Meta nuk luan për interesin e Shqipërisë, edhe pse ndërkohë është president i Shqipërisë.

Po pse bërtet dhe bën si i fortë ky Ilir Meta?

Sepse është i trembur. Meta është si ai i vetmuari, natën, në pyll, i cili bërtet me zë të lartë nga frika që i ndërkall pylli.

Nuk ka frikë Meta që flet kundër Amerikës, kur shqiptarët janë 97 përqind pro amerikanë?

Mendon se tremb Amerikën, si ai i tremburi vetmitar në pyll, që mendon se me klithmat e tij do të trembë luanët.

Po Gjykata Kushtetuese mund të pengohet nga presidenti Ilir Meta?

Ai mendon se nuk do t’u dalë gjyqtarëve për të dëgjuar betimin e Gjykatës para tij.

Po, a mund të mos dalë për betimin e Gjykatës Kushtetuese presidenti i Republikës kur kjo është kërkesë Kushtetuese?

Edhe mund ta bëjë, por ai është krim që presidenti mund të arrestohet në flagrancë, njëlloj si për çdo goditje antishtet.

Po ambadadorja e Amerikës në Tiranë, a do t’i përgjigjet Metës?

Nuk besoj, sepse ekspertiza amerikane e ka çmontuar plotësisht Ilir Metën, dhe  bashkë me të, të gjithë korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar në Shqipëri.

Por, le ta shohim këtë çështje edhe më konkretisht.

ll.Korrupsioni në Shqipërinë aktuale, esencialisht është i lidhur me krimin e organizuar, sepse, në fakt, kjo është natyra e korrupsionit të lartë shtetëror në të gjithë botën.

Por, kjo simbiozë kriminele është shumë e rrezikshme. Kur Meta me naivitet flet për forcë dhe për vrasje, shpresën e ka te krimi i organizuar.

Kjo është arsyeja pse tani që pritet të  fillojnë proceset penale, duhet profesionalizëm i nivelit të lartë dhe angazhim i drejtepërdrejtë ndërkombëtar në lidhje me krimin e organizuar në Shqipëri.

Krimi i organizuar në Shqipëri nuk është solid drejt akteve publike kriminale, sepse në natyrë është frikacak. Por, gjithsesi, profesionalizmi duhet të dominojë gjendjen kur të fillojë goditja penale. Kjo gjendje, ka nevojë për eksperiencën e FBI -së.

Këto janë kushte të domosdoshme.

lll.Po korrupsioni i lartë shtetëror në çfarë pozitash është? Këtij, a i është identifikuar paraja e vjedhur?

Po. Korripsioni i lartë shtetëror është i gjithi i kapur. I janë identifikuar paratë.

Në funksion të kësaj, edhe organet e drejtësisë në Shqipëri, duhet të tregohen shumë profesionalë.

Në lidhje me këtë, shërbimet ndërkombëtare dhe FBI duhet të bëjnë procesin e identifikimit të provës për  kapitalin bankar që ka korrupsioni dhe krimi i organizuar kudo, dhe, me vendimet për konfiskim të gjykatës shqiprare, si para të ardhura nga krimi, duhet të tërheqin në Shqipëri të gjitha ato para që tani janë nëpër banka ndërkombëtare.

Duhet të ketë përgatitje profesionale në lidhje me goditjen, se krimi i lartë do të hedhe në  veprim krimin e rrugës, do të përdorë paratë përkundër hetimit si proces, dhe hetuesëve si subjekte të të provuarit. Pikërisht kjo gjendja, e mban rrezikun brenda vetes.

Po, a e dinë ndërkombëtarët këtë.  Sigurisht që e dinë.

Kurse shqiptarët po presin me padurim që të shohim të kthyera paratë e tyre që, pasi ua kane grabitur, edhe i kanë fyer e po i kërcënojnë. Një i tillë është  edhe Ilir Meta, që del si një kampion i hiçit, dhe që mendon se me klithma hiçi do të trembë aleancën shqiptaro-amerikane. (!)

Gjithsesi, kjo reformë antikorrupsion, duke u nisur nga sjellja vulgare e Ilir Metës, kuptohet se do të fillojë nga Meta, por ky fillim sigurisht që do t’i gëzojë shumë shqiprarët, të cilët mezi po e presin./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENDRI KAJSIU/ Lulzim Basha, 48 orë për të fshirë gabimet e rënda me vdekje dhe morg
Previous article MERO BAZE/ Kur katandisesh të të mbrojë Agim Bahtiri

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k