• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
DENIS DYRNJAJA/ Mos ma fëlliq vendin! Barbaria nuk është mikpritje!
Home
Blog

DENIS DYRNJAJA/ Mos ma fëlliq vendin! Barbaria nuk është mikpritje!

July 22nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kjo makinë një Audi RS8 me një vlerë mbi 200 mijë euro. Ka qenë e parkuar dhe raportohet se është djegur në mënyrë të qëllimshme gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa ishte e parkuar në Vlorë.

Pronari i saj është një shtetas nga Maqedonia e Veriut, me banim në Gjermani, e që kishte vetëm pak ditë që kishte ardhur në Shqipëri për pushime.

Sipas të dhënave të para nuk kishte asnjë lidhje me Shqipërinë ose me ndonjë shqiptar përveç faktit se kishte ardhur për pushime. 

Nuk ka patur asnjë zënkë apo konflikt me askënd gjatë këtyre ditëve që ndodhej në Vlorë për pushime.

 Dhe në rrjedhojë të këtyre të dhënave dhe kur sheh këtë dëm kolosal dhe të pakuptimtë të vjen menjëherë në mendje pyetja retorike: a bëhemi ne dot njerëz?!

Si mundet të bëjë mendja njerëzore marrëzi të tilla?! Dëmi në këtë rast nuk është sa i vetë kësaj makine 200 mijë Euro, se ajo është e siguruar dhe dëmshpërblehet, por është shumëfish, nuk e ekzagjeroj të them edhe miliarda euro.

Në kohën e një pandemie dhe tronditjeje e krize të thellë e të gjithamshme, goditet një turist i huaj me një akt terrorist në zemër të qytetit simbol të turizmit shqiptar, në jug të vendit, në Vlorë.

Nëse ky lajm do të publikohej në median gjermane me titullin: JA ÇFARË TË NDODH NË SHQIPËRI NËSE SHKON PËR TURIZËM…dëmi në imazh për atë përpjekje shumë vjeçare për të krijuar idenë e Shqipërisë turistike e mikpritjes së famshme do të ishte i pallogaritshëm.

Gjithë përpjekja propagandistike shumëvjeçare se në këtë vend kalohen pushime të bukura do të shuhej porsi një kala rëre në det.

Tani nuk vlen më edhe sikur t’i dhurosh këtij turisti nga Maqedonia e Veriut, edhe një makinë si ajo që kishte, për ta rikthyer për pushime në Shqipëri, ku mendjet e errëta ushqehen dhe jetojnë me terror.

Më minimalja në këtë histori sa të rëndë, e sa diskredituese dhe të turpshme është gjetja me urgjencë e autorëve të këtij krimi të shëmtuar terrorist, si një përgjigje minimale ndaj kësaj rrumpalle që nuk mbulohet më me tufa lulesh për çdo skandal që iu bëjmë ne atyre që zgjedhin këtë tokë e ketë vend për të pushuar. Barbaria nuk është mikpritje!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIR METAJ/ Ulini dreqi e mori çmimet, nuk e shikoni qe vetëm ne ju kemi mbetur!
Previous article MERO BAZE/ Garancitë që i duhen opozitës së re, në zgjedhje

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k