• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIR METAJ/ Ulini dreqi e mori çmimet, nuk e shikoni qe vetëm ne ju kemi mbetur!
Home
Blog

ILIR METAJ/ Ulini dreqi e mori çmimet, nuk e shikoni qe vetëm ne ju kemi mbetur!

July 22nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Per ju, administratore hotel-restorantesh, ne kete kohe te veshtire!

Te dashur administratore te njesive hoteliere e restoranteve, jemi ne fundin e korrikut dhe per fat te keq,ende nuk shoh te reagoni si duhet ndaj krizes se pandemise.

Ne ekonomine e tregut, ai qe vendos eshte raporti kerkese- oferte!

Sa me e madhe kerkesa( nr i klenteve), aq me e madhe oferta( çmimi)

Edhe e kunderta eshte e vertete. Dhe eshte pikerisht rasti yne.

Llogarite duhen bere me minus rreth 7 milione turistet e huaj qe i kemi patur te pervitshem kohet e fundit. Kjo eshte kerkesa! Per fat te keq.

Mos harroni te zbrisni nga kerkesa edhe 90% te numrit te emigranteve qe vinin cdo sezon veror, e qe tani per shkak te mbylljes se kufijve dhe rregullave te protokollit pandemik ne fuqi, nuk vijne me.

Pra “kerkesa” juaj per kete vit, jemi ne, shqiptaret e Shqiperise, me pak shtesa nga kosovaret, maqedonasit e ndonje charter nga Ukraina.

Oferta juaj nderkohe(çmimet)  vazhdojne te jene te njejtat (me ndonje ulje te parendesishme) si ne kohen e kulmit te kerkeses.

Ulini dreqi e mori çmimet!

Jo qe te perfitojme nga ju, as t’ju hipim ne kurriz e t’ju pime gjakun! Jo!

Thjesht, na ndihmoni t’ju ndihmojme!

Ti administrator i hotelit, si mund te mbash te njejtin çmim dhome (ne euro perveç te tjerash), qe kishe edhe vjet apo parvjet,kur kerkesa ta lejonte luksin e tille?

A e shikon qe gjate javes hotelin e ke pothuajse bosh dhe ndonje levizje me shume ne fundjave, nuk te jep oksigjenin e mjaftueshem per t’e mbijetuar, pale per t’u rritur?!

Çfare pret, te ulesh çmimin e te punosh me paketa turistike?! Pershtatu te mbijetosh!!!

Shqiptaret nuk jane japoneze qe te kene fuqine ekonomike qe te vetem, t’u japin “karburantin” qe konsumon motori tuaj tregtar!

I dini pagat e shqiptareve?! A e dini fuqine ekonomike mesatare te familjeve shqiptare?!

A doni te ndihmojme njeri-tjetrin t’i mbijetojme keaaj flame?!

Per fat te keq, apo te mire, u kemi ngelur vetem ne kete sezon veror!

Kur dreqin do e kuptoni?!

Ti administrator restoranti, a te pelqen te besh 3 tavolina ne dite me çmime “ne koke” , apo 20 tavolina ne dite me menu turistike, apo menu ditore?

Si eshte e mundur valle (me ndonje perjashtim te rralle) qe askush nuk punon me menu turistike te reklamuar te hyrja e restorantit?!

A mos nuk duan te fitojne, a mos jane budallenj, apo jane fillestare restorantet neper qytetet turistike europiane qe punojne menu te pershtatira per turiste qe nuk duan vetem “cmime ne koke” ?

Ulni çmimet, pershtatini oferten kerkeses, shtoni xhiron ditore, ndihmoni zinxhirin e konsumit, sepse ndihmoni veten.

Ndihmonii ata qe shesin peshkun, mishin, perimet, pijet, nuk pakesoni vendet e punes, ndihmoni taksixhiun qe sjell me shume kliente, ate qe i shet naften taksixhiut, agjensine qe e solli klientin…

Na ndihmoni t’ju ndihmojme!

Ne kete kohe te veshtire (qe per fat te keq nuk e dime sa do zgjase) kemi vecse njeri-tjetrin!

Hapeni mendjen!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ A mund të zgjidhem deputet me këto premtime?
Previous article DENIS DYRNJAJA/ Mos ma fëlliq vendin! Barbaria nuk është mikpritje!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k