• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 8th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, po kërkon “garanci” politike
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, po kërkon “garanci” politike

June 3rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Lulzim Basha nuk ka hallin as për “listat e mbyllura, dhe as listat e hapura”. Ai kërkon garanci politike, kërkon mbijetesë politike edhe pas 2021, ndryshe karriera e tij merr fund. I ndodhur prej vitit 2013 në Partinë Demokratike të Doktorit, ai është ndjerë “komod” deri ditën që kishte qeverisjen, dhe më pas ka vendosur kumbari tij, për vazhdimësinë apo largimin nga politika. Lulzim Basha dihet botërisht se nuk vendos dhe “vulos” pa ujdinë dhe bekimin e Doktorit në parti.

Edhe listat e “hapura apo të mbyllura”, janë thjesht pretekst, janë thjesht shkak për tu përkëdhelur, detyruar ambasadorët të japin ultimatume, dhe një shteg i sigurtë që Lulzimi të plotësojë kushtin e vetëm, mbijetesën në politikë. Si të hapura, si të mbullura , një gjë është e sigurtë për Partinë Demokratike të Lulzimit dhe Doktorit, humbja e parathënë edhe në zgjedhjet e vitit 2021. Garancia politike, garancia për vazhdimësinë si kryetar de facto i PD, garancia e paprekshmërisë pasurore dhe ligjore, janë disa prej kërkesave për të vazhduar bisedimet për ndryshimet në (gjoja) Reformën Zgjedhore. Një takim me Edi Ramën, do të ishte një rilindje e dytë dhe fat i madh, por i gjendur përballë presionit të “aleatëve” të tij, duket se Lulzim Basha ka vendosur të mendohet 100 herë, përpara se të vendosë. Edi Rama, edhe dje i ka bërë ftesë serioze Lulzimit, për tu takuar, diskutuar dhe vendosur për zgjedhoren dhe zgjedhjet e ardhshme.

Por sërish Lulzimi, mëndjen e ka tek garancia politike, dhe jo tek deklaratat e Dashit apo Fatmirit. Humbja është e sigurtë, pasi edhe situata në të cilën gjendet sot partia e tij, apo dhe pafuqia e Doktorit, për të “ngritur” në këmbë mbështetësit si dikur, ka bërë të vetën. Opozitë më destruktive, më të paaftë, më cfilitëse, dhe më qesharake, nuk ka patur ndonjëherë ky vend.

Grupimi që pretendon se “bëjnë opozitarizmin në Shqipëri” është kasta më e konsumuar e këtij vendi, janë njerës pa ekujlibër mendor dhe politik, janë pasanikët e akuzuar dhe denoncuar nga shumica e shqiptarëve, që po përpiqen të mbajnë vethen e tyre në postet e pamerituara dhe shqiptarët peng të veseve të tyre. Grupimi i atyre që pretendojnë se “janë opozita reale” nuk janë gjë tjetër veçse “shqeskat” e panevojshme të një shoqërie të kalbëzuar. Duke luajtur me milionat e zhvatura sa kishin pushtetin, duke mbajtur peng zgjedhjet çdo 4 vjet, duke u ankuar se “na

vodhën votat, na fallcifikuan fitoren”, ata deri sot kanë arritur të vegjetojnë në skenën politike shqiptare. Zgjedhjet e ardhshme të 2021, do të jenë skena e fundit e përballjes mes baltovinës dhe progresistëve, për të përmbysur përgjithmonë të vjetrën dhe vampirët e jetës së begatë të shqiptarëve.

Zgjedhjet e ardhshme, do të largojnë nga ekranet dhe skena e politikës, korrierët e zhgarravitur mes partive dhe ambasadave, që deri sot kanë mundur të jetojnë me “supën” e Partisë së Doktorit dhe lëmoshën e Lulzimit. Ata që deri sot e quanin vehten “faktor” apo “të pazëvëndësueshëm”, shumë shpejt do të marrin ç’ka u takon, nga zgjedhorja, vota e shqiptarëve dhe drejtësia e re. Në demokraci, të negociosh, të tolerosh, të bashkëpunosh, e biesh në ujdi, nuk do të thotë të japësh dhe marrësh “garanci” të përjetshme për të mbijetuar në politikë, edhe kur “kandilit” tënd i ka mbaruar vaji.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BLEDI MANE/ Kronikë e një përdhunimi të paralajmëruar në Babrru...
Previous article SKËNDER MINXHOZI/ Virusi politik, më i keq se coronavirusi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k