• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
SKËNDER MINXHOZI/ Virusi politik, më i keq se coronavirusi
Home
Blog

SKËNDER MINXHOZI/ Virusi politik, më i keq se coronavirusi

June 3rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Pas shembjes së Teatrit, opozita e dorëhequr braktisi takimin e parë të rradhës të reformës elektorale. Kamerat fiksuan përfaqësuesit e PS dhe të opozitës parlamentare, që pritën më kot zyrtarët e PD-LSI, të cilët ishin të zënë me gjetjen e fajtorëve që lanë bosh turnin e natës tek Teatri, duke i hapur rrugë fadromave të bashkisë.

Megjithatë kjo nuk e pengoi Lulzim Bashën që të dalë publikisht dhe të mohojë në mënyrë kategorike (sa më i prerë është në deklarata, aq më të dobëta i ka të vërtetat që thotë), se partia e tij kishte braktisur procesin. Ajo që vijoi ishte një garë kundër kohës, që palët të gjenin brenda fundit të majit, kompromisin për Kodin Zgjedhor.

Sa herë ka bisedime për zgjedhjet, mos i besoni ata që ngrefosen para mikrofonave te dyert e Pallatit të Kongreseve. Shpesh janë ata fajtorët. Më mirë shihni se në cilat seli politike ndalon më gjatë vargu i makinave me targa diplomatike.

Deri tani pozita ka rënë dakord për depolitizimin e administratës zgjedhore, vendosjen e gjyqtarëve që kanë kaluar vetingun në Kolegjin Zgjedhor dhe identifikimin elektronik të zgjedhësve, opozita ka shpejtuar të vendosë kushte dhe parakushte shtesë, për ta amulluar e ngatërruar procesin. Çka e ka orientuar prej ditësh karvanin e ambasadorëve në zyrat e PD-LSI.

Siç ka ndodhur edhe më herët, gjatë zgjedhjeve të tjera, tashmë kanë nisur të filtrojnë në media batuta e kundër-batuta kundërshtuese të krerëve të opozitës ndaj diplomatëve të huaj, çka pasqyron se po shohim sërish filmin e vjetër që të gjithë e mbajmë mend: sa herë ka zgjedhje, opozita nis luftën e nervave me të huajt, për rregullat e lojës! Po ndodh i njëjti proces armiqësimi i lidershipit të PD-LSI me ambasadorët, të cilë anatemohen, fyhen publikisht, paragjykohen e tregohen me gisht, a thua se po kërkojnë të fusin në xhepat personalë ndonjë tender, pronë a koncesion, e jo të ndajnë sherrin politik mes gjelave shqiptarë. Në 2017 lufta bëhej për të bindur Bashën të hynte në zgjedhje, në 2019 për të pasur ose jo zgjedhje. Kurse tani, opozita vijon të mos e jetë e sigurt për shanset e saj të fitores, e kjo e bën thellësisht hezituese e të pabindur për formatin që duhet të ketë Kodi Zgjedhor.

Me intuitën e vet të njohur, opinioni publik ka qenë i interesuar prej kohësh që të dijë se cili do të jetë  sistemi zgjedhor me të cilin do të votohet këtej e tutje. Kjo ndjeshmëri është jo vetëm pasojë e vështirësisë në të kuptuar, që paraqesin aspektet teknike të Kodit Zgjedhor, por edhe nga mërzia e pështirosja e një pjese të publikut shqiptar, me kthimin e zgjedhjeve në një proces të thatë emërimi, pa garë dhe pa surpriza. Listat e mbyllura, që janë thelbi i sistemit aktual zgjedhor, kanë ulur gradualisht cilësinë e përfaqësimit, kanë shuar garën e brendshme dhe kanë formalizuar aktin e të votuarit. Kjo ka krijuar krerë të plotfuqishëm partish, por edhe deputetë të dobët,  anonimë e pa asnjë lloj ekspertize për poltronin ku ulen.

Hallakatja nëpër teknikalitetet e Kodit Zgjedhor, për shkak të kokëfortësisë së opozitës për të rënë dakord, po shtyn edhe disktutimin për sistemin zgjedhor, të cilin nuk e do asnjëra nga tre partitë kryesore. Në këtë mënyrë, ndodhemi në një pozitë negociatash, të cilat megjithëse kanë nisur më herët se zakonisht, nuk po prodhojnë asgjë veç tensionit politik.

Le të kujtojmë se në fillim të vitit na thanë se në mars reforma ishte punë e kryer. Ra pandemia dhe gjithçka u shty për më vonë. E megjithatë u dogj edhe afati i 31 majit. Dhe shkaku qëndror nuk është coronavirusi, por një tjetër virus shumë më i vjetër se ajo: virusi endemik shqiptar i kapjes pas interesit të ngushtë politik, që gjallon brenda adn-së së çdo partie politike të Tiranës.

Zgjedhje të reja, diagnoza të vjetra, siç shihet. Të vjen të qeshësh me ata që në mesin e mbylljes brenda nga pandemia, kur e gjithë bota uli qepenat, predikonin paksa me naivitet se kjo ngjarje e madhe globale duhej të prodhonte një botë më të mirë, kur emergjenca të mbaronte. Po të hedhësh një sy nga bulevardi i Tiranës, të vjen të mendosh krejt ndryshe…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, po kërkon “garanci” politike
Previous article MERO BAZE/ Njeriu që e do Kosovën, sa zyrën e tij

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k