• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
BLEDI MANE/ Kronikë e një përdhunimi të paralajmëruar në Babrru…
Home
Blog

BLEDI MANE/ Kronikë e një përdhunimi të paralajmëruar në Babrru…

June 3rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

-I dëgjuat ju klithmat e mia? Po rënkimet e dhimbjeve, gjakun që spërkati dyshemenë e periferisë e patë?

Ishte fundpranvere e një viti më parë dhe lagja ime buhiste nga pemët e çelura ndërsa Tirana përballë gumëzhinte nga trafiku, nga muzika, nga dallaveret, nga snobizmi i përditshëm. Vjet në këto kohë isha vetëm 14 vjeçe dhe dridhesha e tëra pavarësisht se dielli ngrohte por duart e ftohta e të forta të rojes së shkollës më fërkonin, më dhunonin, më ledhatonin, më mbysnin. E vogël në moshë e në trup nuk i bëja dot ballë kafshërisë së burrit me thinja. Herë më dukej si xhelat skllaveje, herë si baba, herë si gjysh, herë si mësues e herë si vampiri i përrallave që nuk ngopet.

Kisha parë në libra e në filma vajzat e bukura që përkëdhelen e puthen nga princi e mendoja kur të rritesha do ndihesha edhe unë princesha e brishtë por monstra përballë ma neveriti përjetësisht qënien e mashkullit, të babait, të burrit, të gjyshit, të princit…

I dëgjuat klithmat e mia, po rënkimet e një fëmije që përdhunohej në periferi të Tiranës i dëgjuat?

Të bërtiturat e mia erdhën aty në zyrat tuaja, në lokalet e Bllokut, depërtuan në makinat tuaja të shtrenjta, në hollet e hoteleve ku mbani konferenca kundër dhunës. Klithma ime për ndihmë ulëriste ditë e javë të tëra rrugëve të kryeqytetit, vraponte i gjakosur vajtimi i një fëmije të përdhunuar por askush nuk i dha dorën, bënit të gjithë sikur nuk dëgjonit, nuk shikonit. Plagët e mia shkeleshin nga mësuesi, polici, gazetari, politikani, aktivisti e teksa rënkoja dyfish nga dhimbjet ju ecnit dhe vazhdonit shkeljen mbi mua.

Ndërko që tani rri e strukur dhe e braktisur më kujtohet mësuesja ime tek na thoshte:

-Ju fëmijët jeni e ardhmja e Shqipërisë. Si jeni ju sot, do jetë atdheu nesër!

Atdheu im është i përdhunuar e i shpartalluar, po Atdheu yt si ndihet?

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Kini parasysh Lulzimin, jo Çlirimin!
Previous article ARTUR AJAZI/ Lulzim Basha, po kërkon “garanci” politike

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k