• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mesazhe dashurie dhe nostalgjie nga Lalzi
Home
Blog

MERO BAZE/ Mesazhe dashurie dhe nostalgjie nga Lalzi

May 2nd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Sali Berisha po përpiqet t’i thyejë zemrën Ilir Metës dhe ta bëjë atë të ndjehet i gjithëpushteshëm, si një vit më parë në këto kohë.

Ndërsa presidenti vazhdon udhëtimin e tij në Shqipërinë Juglindore, duke vizituar varreza të vrarësh, piramida kufitare dhe liqene malorë, shërbëtori digital i Doktorit, furnizon publikun me foto nostalgjike të një viti më parë, kur Meta e Berisha drekonin bashkë tek Gjiri i Lalzit, ku kanë dhe vilat e tyre.

Është një nostalgji për periudhën para revolucionit, kur të shtunave hidheshin molotov në Bulevard dhe të dielën festohej në Lalëz në vila luksoze.

Ishte koha kur opozita ishte në kulmin e shpresës, kur Meta i shpjegonte Berishës në drekë se kishte në dorë çelësin e suksesit, që do ishte shtyrja e zgjedhjeve, dhe mbi të gjitha, ishte “besa” me Berishën, se Meta ishte kryetari real i opozitës.

Kjo është periudha më e qartë e opozitës dhe fotografia më e vërtetë e saj. Basha e Kryemadhi duket që nuk janë pjesë e kësaj fotografie, pasi ata janë të ngarkuar në detyrë, dhe jo udhëhqeës të opozitës.

Kjo fotografi bëhet dhe më emocionale, në një kohë kur ndaj Ilir Metës janë sulur një taborr demokratësh, që e shajnë si tradhtar.

Një vit më pas, ai jo vetëm nuk është shpresa e opozitës, por është arsyeja që po gjen opozita pse nuk ka shpresë.

Ai po linçohet pse ka pushuar luftën me Qeverinë, pse bën thirrje të zbatohet karantina, pse nuk është dakord që ka shumë të vdekur, dhe mbi të gjitha, pse Edi Rama e shtyn shkarkimin e tij.

Taborri i të mërziturëve, e do atë doemos si kurban të opozitës, ndërsa ai do të jetë i pari i saj.

Ripublikimi i fotos së Lalzit të një viti më parë,  nga shërbëtori digital i Doktorit, është një përpjekje për distancim nga ky “taborr i Lulit”, duke i bërë ata qesharakë, ta lavdërojnë menjëherë.

Është një shenjë se Berisha po përpiqet t’i dërgojë mesazhe se nuk janë të vetët ata që po e shajnë, por të mërziturit e Bashës.

Ata natyrisht janë të pamësuar dhe të paditur nga politika e madhe. Ata nuk kuptojnë llogaritë finale, dhe nuk dinë planet që Berisha ka për atë që do t’i besojë opozitën.

Ata që shajnë Ilir Metën e llogarisin atë si patericë të Bashës, që nuk po funksion. Por kjo foto tregon se Basha e Kryemadhi janë paterica të tyre.

Berisha e ndjen se Ilir Metës i duhen çuar mesazhe nostalgjie, pikërisht të këtij plani, nostalgji për revolucionin e pambaruar, ku ndjehet ende mungesa e tij, fuqia e tij, dhe mbi të gjitha ndjehet boshëllku që ai lë me ikjen e vt.

Ja fshijeni për një moment Ilir Metën nga ajo foto dhe e kuptoni me kë ka mbetur Berisha.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ILIRJAN BLLOSHMI/ Po për televizionin 1 milionë euro të Çlirimit me paratë e Shkëlzenit dhe Metës kur do flasim?
Previous article ASTRIT PATOZI/ Shqipëria nuk duhet të punojë vetëm në dhënie

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k