• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ILIRJAN BLLOSHMI/ Po për televizionin 1 milionë euro të Çlirimit me paratë e Shkëlzenit dhe Metës kur do flasim?
Home
Blog

ILIRJAN BLLOSHMI/ Po për televizionin 1 milionë euro të Çlirimit me paratë e Shkëlzenit dhe Metës kur do flasim?

May 3rd, 2020 F.autor Blog 0 comments

Ka plasur një sulm frontal ndaj Mira Kazhanit. Para se të jap mendimin tim personal rreth asaj që kam lexuar, apo fenomenit, dua të theksoj se, Kazhanin nuk e njoh personalisht.

Kazhani është e pozicionuar majtas, gjë të cilën nuk e ka mohuar kurrë. Për këtë ajo duhet respektuar. Të gjithë ata që po e sulmojnë rastin Kazhani nuk e justifikojnë dot jetën e tyre të shfrenuar.

Për shembull, syri me Cim Pekën në krye, nuk justifikon dot as qiranë e zyrave, jo më rrogat e gazetarëve që punojnë për të. Pra, një njeri që nuk justifikon dot të ardhurat e veta, bën kredinë pse një gazetare punon në një institucion shtetëror. Me të drejtë ju do thoni se, ato janë taksat tona. Absolutisht po, janë taksat tona.

Po biletat që Peka merr kur del jashtë shtetit me Ilir Metën kush i paguan?! A nuk janë taksat tona? Çfarë pozicioni ka Peka që është pjesë e delegacionit në çdo dalje të Ilir Metës jashtë shtetit? Taksat e kujt janë ato që sponsorizojnë udhëtimet me klasin e parë?

Absolutisht janë të shqiptarëve. Por për këtë nuk flet njeri. Për këtë nuk thotë asnjë fjalë as Peka. Pra, Peka thotë; “bëj si them unë, e mos bëj si bëj unë”.

Më lejoni t’ju kujtoj se, Cim Peka heshti kur “Ital Druri-Elbasan” mori me koncesioni 9-vjeçar, për shfrytëzim, 132 ha pyje në Elbasan, vlera totale e së cilës ishte 2.6 milionë lekë të reja. Kjo PPP është miratuar me VKM Nr. 711, datë 06.11.2019.

Cim Peka nuk u ndje as kur, me kërkesë të Anila Denaj, rezultojë se “Ital Druri-Elbasan” ka marrë falas 241 mijë e 818 m2 sipërfaqe truall shtetëror, dhe 54 mijë e 022 m2 sipërfaqe ndërtimore objekte. Peka heshti dhe kur VKM nr. 238, datë 20.03.2020; përcaktoj se PPP-ja për “Zhvillim Ekonomik-Rajonal të Elbasanit”, është falas dhe me afat 35 vite në fazën e parë; por me të drejtë vazhdimi deri në 99 vite, ose më saktë deri në vitin 2119.

A nuk janë këto taksat tona? A nuk kjo është vjedhje ? Sigurisht që po. Tani shtrohet pyetja; pse kjo heshtje nga ana e Pekës? Përgjigja është e thjeshtë, Cimi merr rrogë nga pronari i “Ital Drurit-Elbasan”, që për ironi të fatit është në pronësi të Nuri Hasës. Ky i fundit është babai i Endri Hasës, ish deputeti i listës Basha.

Ose më saktë, ish-Drejtori i AKSHI në qeverinë “Berisha-Meta”, që zhduku nga kryeministria serverat me pamjet e vrasjeve të 21 janarit 2011. Pra, Peka dhe Pekrat e tjerë, nuk trumbetojnë për këtë vjedhje.

E dini pse? Sepse Hasa ka shpëtuar babain e Shkëlzenit, ka shpëtuar kriminelin Ilir Meta. Si Shkëlzeni , ashtu edhe krimineli Meta, ushqejnë më paratë e vjedhura Cim Pekën. E këto para janë të thata, të pa dokumentuara.

Ka shumë e shumë raste si Cimi, si djathtas dhe majtas, që ushqehen me para të zeza nga politika apo oligarkët. Por nuk është kjo arsyeja pse Kazhani linçohet kaq shumë, është gjetkë.

Miqësia e saj me Erion Veliajn ka bërë shumë gazetarë buzë Lanës xhelozë. Për gazetarët” made in Peka”, që nuk e kanë problem të “hidhen” sa majtas, sa djathtas, Veliaj shikohet si “ar”.

Kjo ndodh për arsye që të gjithë i dimë. Pra, Peka nuk ka hallin e 800 mijë lekëshit, ai e ka hallin gjetkë. E ka hallin tek miqësia e Kazhanit me Veliajn, se për parime Cimi nuk e rruan fare, po fare aman.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DENIS DYRNJAJA/ Një “Imam Babaxhan” që po bën hatanë, prokuroria duhet të nisë hetimet
Previous article MERO BAZE/ Mesazhe dashurie dhe nostalgjie nga Lalzi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k