• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Lufta që provoi, se Shqipëria e ka kokën nga Perëndimi
Home
Blog

MERO BAZE/ Lufta që provoi, se Shqipëria e ka kokën nga Perëndimi

April 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Kriza e pandemisë vuri në provë jo vetëm fuqitë ekonomike të individëve dhe shteteve, por dhe orientimet gjeopolitike të tyre. Sjellja e shumë shteteve në kulmin e pandemisë, shpesh herë dëshmoi paqëndrueshmërinë e orientimit të tyre gjeopolitik, ose opsione të tjera rezervë.

Në një krizë të tillë pati plot vende të BE apo në perfieri të BE, si Serbia përshembull, që ju ulën në gjunjë presidentit kinez, duke ju bashkuar zërave kritikë për qëndrimin e BE.

E vërteta është se Bashkimi Europian tregoi një mungesë të lartë përgjegjshmërie në mënyrën si reagoi, sidomos ndaj Italisë, dhe kjo mund të jetë një arsye e fortë për rikoncepetimin e tij, por jo një arsye për prishjen e tij.

Qeveria shqiptare, e cila nisi sot kontigjentin e dytë të infermierëve në ndihmë të spitaleve italiane, ka dëshmuar ndryshe nga shumë qeveri të tjera në rajon, një koshiencë europiane të fortë.

Më shumë se sa një ndihmë për Italinë, reagimi shqiptar, është një reagim instiktiv pro Perëndimit. Edhe Qeveria shqiptare, si ajo serbe, mund të qante dhe t’i kërkonte ndjesë presidentit kinez. Për më tepër që Kinën e madhe e kemi pasur 20 vjet dhe “motër të madhe”.

Por Shqipëria arriti të prodhojë lajm, si mbështetëse e Europës, dhe jo si e gjunjëzuara e Kinës.

Në kriza të tilla, qëndrime të tilla lënë shenjë të thellë në kujtesën historike të një vendi dhe Qeveria shqiptare ka bërë histori me këtë qëndrim.

Madje dhe nëse ka një gjë të gabuar dhe gati idiote tek disa opozitarët tanë, në këtë histori, është përpjekja për të denigruar këtë mision, për të shpikur pompistë e mekanikë, në një ekip që ka shkuar të përballet me vdekjen, në emër të ndihmës për Perëndimin.

Italia padyshim që do t’ia dilte dhe pa 90 shqiptarët e shkuar në vijën e frontit. Por për ne do të ishte një shans historik i humbur, për të dëshmuar orientimin Perëndimor, si një dimension natyral.

Kur kriza të mbarojë dhe të gjithë t’i kthehemi jetës normale, Shqipëria do mbetet në kujtesën e Europës, si i vetmi vend i vogël, i varfër dhe i pallogaritshëm shpesh, në asnjë operacion humanitar, që ofroi 90 infermierë dhe mjekë për Italinë, në kulmin e mosbesimit të të gjithë palëve ndaj Bashkimit Europian, madje në kulmin e mosbesimit të vetë italianëve ndaj Bashkimit Europian.

Kur je në mes të luftës dhe shikon se nga shkon njeriu që ke në krah, është momenti ideal për të kuptuar se nga e ka kokën vërtet ai.

Shqipëria me këtë gjest dëshmoi se e ka kokën nga Perëndimi, ashtu si Serbia dëshmoi, se e ka pazar këtë punën e Perëndimit.

Tani ata që janë kritikë me këtë që them, ngelet të thonë se ajo qe shpikje e Edi Ramës, dhe jo e Shqipërisë.

Mund ta thonë edhe këtë, por është mirë mos ta bëjnë kaq hero Edi Ramën. Është më mire ta duartrokasin këtë rast, për ta identifikuar si një reagim Perëndimor natyral të Shqipërisë. Se Edi do ketë raste të tjera për të shpikur surpriza për imazhin e vet dhe ato jeni të lirë t’i refuzoni.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Mundimi për të krahasuar Edi Ramën, me Edi Ramën!
Previous article ARTUR AJAZI/ Po ikin kolosët

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k