• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Mundimi për të krahasuar Edi Ramën, me Edi Ramën!
Home
Blog

MERO BAZE/ Mundimi për të krahasuar Edi Ramën, me Edi Ramën!

April 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Për një kohë të gjatë, kritikët e Edi Ramës kanë hyrë në spiralen e tij dhe në vend të jenë protagonistë të kritikës ndaj tij, duke e krahasuar me një opsion, qoftë ky i ri apo i vjetër, po së paku një opsion tjetër, përpiqen ta luftojnë atë duke e krahasuar Edi Ramën, po me Edi Ramën.

Së pari, kjo ndjehet në betejën thuajse vulgare të kritikëve, të mënyrës se si u menaxhua tërmeti i nëntorit, dhe si po menaxhohet pandemia.

Në rastin e tërmetit, kishin rëndësi dy gjëra. E para, të mos mbetej askush pa strehë ato ditë, dhe e dyta, të gjendeshin burime financiare për dëmet.

Brenda dy- tri ditësh, shumica e të pastrehëve u strehuan në hotele luksoze për disa muaj dhe Qeveria arriti të marrë një shifër që se besonte as vetë, prej 1.15 miliardë euro, për fondin e rindërtimit.

Beteja që i bëhej Edi Ramës, ishte se ata në hotel kishin probleme, pleqtë ziheshin me njëri- tjetrin, disa hotele nuk kishin ashensorin e mirë, ushqimi nuk u pëlqente të gjithëve, e broçkulla të tilla. Rama pastaj i teatralizonte dhe më keq, pasi gjente njërin që i kishte humb gruaja, një tjetër që i kishte humb qeni, dhe vazhdonte komedia.

Pasi u gjetën paratë, shumë më tepër se çfarë duhen në fakt, filloi beteja kundër Ramës. Jo po këto nuk janë të gjitha falas, disa janë kredi, ne do t’i kthejmë ato një ditë etj, broçkulla si këto.

Pra gjithë beteja kundër tij, bazohej tek ajo çfarë kishte arritur ai.

E njëjta gjë ndodhi me pandeminë.

Në fillim kërkohej me ngulm, si shpëtim nga qielli, situata e gjendjes së jashtëzakonshme. Rama e vuri kur mendoi vetë dhe natyrisht do ta heqë kur mendon vetë. E gjitha çfarë mbahet mend nga beteja, është histeria e Berishës dhe kritikëve të tjerë, përse nuk e vendos gjendjen e jashtëzakonshme dhe histeria e sotme përse nuk e heq.

Ndërkohë rezultat e menaxhimit të pandemisë, janë të prekshme. Shqipëria i ka shpëtuar destabilizimit nga pandemia, ka ruajtur kurbën e sheshtë, ka kaluar pikun me 26 të vdekur, aq sa Berisha i ka vrarë në një ditë në Gërdec, dhe situta për fat deri tani është normale brenda një situate pandemie.

Tani kritikat janë pse ka bërë kaq teste dhe jo aq teste, pse i ke blerë tamponët me këtë çmim e jo me atë çmim, Tritani ka hallin e laboratorëve të klienteve të tij privatë, që duan të bëjnë analizat, tjeri do analiza me skaner se ka një mik të tij që ka blerë aparatin, Berisha do vdekje me çdo kusht, dhe po numëron dhe bagëtitë e ngrodhura këto kohë, e prapë si dalin shumë.

Si përfundim e gjitha çfarë do mbajmë mend nga pandemia është që Shqipëria ja hodhi paq, falë masave të Qeverisë, por opozita kishte vërejtje për Edi Rmaën, se ai i merrte kur i donte qejfi  masat dhe jo kur donte opozita.

Po kaq banal është sot ballafaqimi i opozitës për renditjen e Shqipërisë në indeksin e lirisë së shtypit nga “Reporterët pa Kufij”. Shqipëria është në vendin e 84. Dy- tre vjet më pare, po nën “regjimin” e Edi Ramës ka qenë në vend të 76 dhe 75, pra nja tetë shkallë më mirë. Po aman nën Edi Ramën. Perceptimi negativ i paketës antishpifje natyrisht ka bërë punën e vet.

Ama krahasimi real që duhet të bëjë opozita e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës është me vitin 2013, kur ata e dorëzuan pushtetin. Në atë vit Shqipëria ka qenë  në vendin 102. Edi Rama e çoi nga 102 në 75, pra 27 shkallë më mirë. Sot e ka 18 shkallë më mirë se ata. Nëse opozita duhet të krahasojë veten me Edi Ramën, duhet t’i thotë faleminderit që e përmirësove Shqipërinë nga vendi 102 ku ta lame, në vendin e 84.

Por ata kanë qejf ta krahsojnë Edi Ramën me Edi Ramën, si në çdo punë tjetër.

Po  e keni kështu, mirë e keni, vazhdoni. Mund të rrini gjithë jetën në opozitë, duke krahasuar Edi Ramën, me Edi Ramën. Do argëtoni njerëzit. Puna është ta krahasoni me veten dhe të dukeni më të mirë se Edi Rama, se po e latë në dorë të tij, ai këtë zanat ka. Mund t’u mbajë me shpresa gjithë jetën, herë duke u ngrohur, e herë duke u ftohur.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARTUR AJAZI/ PD-ja, do të rrijë gjatë në “karantinë”
Previous article MERO BAZE/ Lufta që provoi, se Shqipëria e ka kokën nga Perëndimi

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k