• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
ARTUR AJAZI/ Po ikin kolosët
Home
Blog

ARTUR AJAZI/ Po ikin kolosët

April 21st, 2020 F.autor Blog 0 comments

Po ikin një e nga një, kollozët e artit skenik, po ikin, ata që ngritën nga themelet dhe zhvilluan në Shqipëri, teatrin, filmin, kinemanë, regjisurën, skenografinë, muzikën,… Po ikin një e nga aktorët tanë të dashur, artistët,me të cilët jemi rritur, jemi formuar, jemi shkolluar, dhe kemi marrë prej tyre veç mesazhe drite dhe jete.

Po ikin një e nga një, ata që na dhanë dashuri dhe leksione të njerëzishme, përmes lojës dhe aktrimit të tyre. Po ikin, ata që lanë pas gjurmë të pashlyeshme që lanë pas një pasuri të paçmuar për ne, dhe brezat që do të vijnë. Ata do të mbeten përjetësisht, në panteonin e pavdeksisë, do të jenë burim vlerash njerësore dhe artistike, për studentët e ardhshëm të rrugës skenike.

Edhe i madhi Rikard Ljarja , ishte dhe do të mbetet një prej tyre, ishte dhe do të mbetet kollozi i skenës, teatrit dhe filmit, artisti me të cilin u rritëm, njeriu i dhjetra e dhjetra roleve dhe personazheve , që përjetësuan emrin e tij në thesarin e artistëve të Shqipërisë. Iku ashtu pa zhurmë, nga banesa e tij modeste, njeriu i thjeshtë, miku i mirë dhe artisti i pavdeksisë. Iku shkodrani, që qytetarinë dhe kulturën e kishte trashëgiminë e familjes.

Vinte nga një familje e vjetër shkodrane, me një baba të shkolluar jashtë, që zgjodhi, jo të shijonte emancipimin vjenez, por realitetin e trishtë të Shqipërisë, të atyre viteve. Gjurmët që do të linte babai i tij Karl Ljarja në Normalen e Elbasanit si profesor (vitet 1928-1929) dhe pastaj si nëndrejtor i saj, si dhe për pak vite në arsimin e Gjirokastrës, do ti trashëgonte Rikardi vite më vonë në fushën e artit skenik, duke e nisur nga Shkodra. Rikardi , u bë pjesë e artit, qysh kur ishte me “pantallona të shkurtra”, qysh fëmijë, kur nisi të mësonte veglat muzikore, duke u rritur si një aktor profesionis, dhe artist i ardhshëm.

Ai ishte dhe mbeti deri në fund i thjeshtë, ndaj dhe ishte kolloz i pavdekshëm i artit skenik. Po na ikin artistët, gurët e çmuar të gjerdanit kulturor të këtij vendi, një e nga një ata po largohen nga kjo jetë, për t’ju bashkuar pavdeksisë, duke lënë pas emrin, veprën, mesazhet dhe jehonën e tyre.

Mes lotësh, ata përcillen jo vetëm nga kolegët e plakur, me të cilët kaluan dekada në sheshe xhirimi, por edhe nga qindra e mijëra shqiptarë, që edhe pse në kushte të tilla, ndajnë me familjarët dhimbjen kur marrin lajmin e kobshëm. Rikardi i madh i filmit, e ka siguruar pavdeksinë me veprën e tij, ndaj na mbetet ti themi, lamtumirë ….

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERO BAZE/ Lufta që provoi, se Shqipëria e ka kokën nga Perëndimi
Previous article ARTAN XH.DUKA/ Nuk ua zuri goja një fjalë të mirë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k