• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
ILIR KOKA/ Mos na i tmerroni prindërit!
Home
Blog

ILIR KOKA/ Mos na i tmerroni prindërit!

April 11th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Brezi jone qe u rrit ne diktature ishim te etur per informacion   po ku ti merrnim , aq me teper ne zonat tona ku pervec TVSH nuk merrte asnje kanal tjeter

Keto ditet e sotme  ka shume ekrane tv  , shume  metoda per tu informuar, emisione  informacion te bollshem, por kjo nuk do te thote qe te keqperdoren se askush s’ka te drejte t’ju thote  njerezeve e sidomos prinderve tane te moshuar, se do ikni nga jo bote

A e kuptoni se po i tmerroni  ato.

Edicionet e lajmeve jane te domosdoshme, keshillat si te ruhemi duhen, disa mesazhe sensibilizuese duhen gjithashtu

Por dhe Opinioni apo mendim, open apo hapur ose shqyer, real story apo e vertete apo rrene story, 360 grade apo  vend numero, dhe shume te tjere qe se di sa jane , te vazhdone programet e tyre por te gjejne ndonje teme tjeter , se me thane te drejten na cane menderen me keto emisione per virusin

Nuk besoj se ka vend ne Europe qe ben kaq shume emisione per kete epidemi, te  pakten ketu ku jetoj ka fare pak ose aspak, pervec edicioneve informative racionale.

Ju keni te drejten tuaj per emisionet dhe  edicionet tuaja,  por s’keni te drejte t’ju thoni prinderve tane se do behet kjameti.

Do vdisni se jeni te vjeteruar,  biles s’do kete kush dhe ku t’ju varrosin, dhe aq me keq do ikni nga kjo bote me zemer te thyer, se dhe femijet tuaj mund te kene te njejtin fat.

Do thoni mos ndiq nwqoftw se s’te pelqen, e vertete eshte, ate bej.

Por prinderit tane s’kane Netflix, nuk eshte se perdorin internetin per dicka tjeter, dhe jane ngulitur ne TV bash ne darke, ku dhe bombardimet tuaja jane massive.

Dhe ju vashdoni me numra te vdekurish ne Amerike, Itali, France, Angli etj, pa iu thene atyre se Amerika  eshte 100 here me e madhe se ne, se Italia, Franca dhe Anglia jane 20 here me te medha se ne.

E perse nuk ju  thoni se ne Shqiperi, te pakten deri tani, se raporti i viktimave nga virusi eshte 1 ne 120000?

Dhe ata do te kuptojne se edhe ne kohe normale, 1 ne 120000 do te ike nga kjo jete si ligj i natyres, por vazhdoni te jepni lajme me mal me vktima, me idene se s’ka vende ne varreza, me kaos gjithekund, ju vazhdoni ti qani hallet botes me kronika nga Kina, Amerika, Italia.

Cfare eshte kjo etje e juaja per mbjellje paniku?

A e kuptoni se nuk keni te drejte te na i tmerroni femijet dhe prinderit!

Behuni me racionale ne informacinet tuaja te pakten per ato qe kane vetem TV si mjet informacioni.

Duroni sa te kaloje kjo situate dhe pastaj kthehuni ne peplasjet dhe ofendimet e perhershme me njeri- tjetrin ne studiot tuaja.

Dhe ju cfare prisni, se pas ketyre bombardimeve prindrit tane do flene te qete!

Mezi pret nena te zgjohet nga  gjumi, nese ka fjetur  fjetur pas gjithe asaj gjullurdie te mbrembjes para ekranit, te flasim dhe t’i degjojme zerin njeri- tjetrit, e keshtu si prinderit e mi ka me mijera.

Pastaj ne keto emisionet tuaja thirrni lloj- lloj sorollapi qe bejne si shkencetare, a thua se ju me emisionet tuaja dhe te ftuarit tuaj do shpikni vaksinen.

Po nuk late vend te botes pa ia qare hallin.

U bete me angleze se vete ata.

Po me Borisin cfare keni, jepni me shume lajme per te sa dhe vete Anglia.

Po nuk late njeri ane e kend botes pa intervistuar, nje polic ne Kine, nje doktor ne Gjermani, nje infermier ne Itali, nje kepucar ne Japoni, na nxorret aq shume shkencetare dhe doktore shqiptare neper bote sa s’ka ku te veje dhe po ju, do jeni te paret qe do harroni ato qe jane ne vije te pare neper spitalet tona.

Apo ju mungojne te ftuarit e zakonshem qe duhet te jene strukur ne rehatine e tyre!

As Edin mos na e nxirrni me shume se c’duhet, vetem aq sa i takon si KM. Besoj se s’ju  vjen me zor ne studio.

As ca te tjere mos na i nxirrni, se ata edhe ne kohe paqeje jane te demshem, taman si virusi.

Dhe ne qofte se gjithe kjo behet per klikime, sidomos ne kete kohe, atehere as ju rente virusi s’mund t’ju uroj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EDVIN KULLURI/ Shqiperia dhe Kosova mund te jetojne ne liri, siguri dhe prosperitet duke u mbeshtetur tek partneriteti me SHBA!
Previous article MERO BAZE/ Shkodra, një eksperiment i papërgjegjshëm social i opozitës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k