• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
EDUARD ZALOSHNJA/ Populli “kuqeblu”, “violet” dhe “gri”
Home
Sociale

EDUARD ZALOSHNJA/ Populli “kuqeblu”, “violet” dhe “gri”

March 5th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Bazuar në të dhënat zyrtare të KQZ-së dhe të Gallup-it, banorët e rritur të Shqipërisë në vitin 2017, u përvijuan në tre sinorë të ndryshëm elektoralë, që ishin pak a shumë të barabartë.  Pavarsisht se në zgjedhjet e 2017-ës nuk kishte koalicione zyrtare mes partive, tre sinorët e ravijëzuar qartazi ishin: 1) sinori “kuqeblu”, ku dominonte flamuri blu i PD-së dhe flamuri i kuq i LSI-së; 2) sinori “violet” ku dominonte flamuri socialist; 3) sinori “gri”, i populluar nga banorët mosvotues. (Shënim: 1.4 milionë emigrantët e llogaritur nga Gallup-i nuk futen në këtë tablo, sepse vetëm pak mijëra prej tyre vijnë për të votuar në Shqipëri).

Në të gjitha sondazhet që kam zhvilluar pas zgjedhjeve të 2017-ës, kam konstatuar një rregullsi të frikshme. Me luhatje brenda kujfive mëse normalë të marzhit të sondazheve (+/-3%), përgjigjet e pyetjve me konotacion politik janë grupëzuar pak a shumë brenda 3 sinorëve të sipërpërmendur.

Fjala vjen, pyetjes “A duhet shkarkuar Ilir Meta nga posti i Presidentit të Republikës për shkelje të Kushtetutës?”, shumica dërrmuese e popullit “violet” i është përgjigjur “po”; shumica dërrmuese e popullit “kuqeblu” i është përgjigjur “jo” dhe shumica dërrmuese e popullit “gri” i është përgjigjur “s’e di”.  Dhe jo më kot, në sondazhet mujore që kam zhvilluar prej qershorit të 2017-ës (me pak përjashtime), PS-ja më del me vota që luhaten diçka mbi 50-përqindëshin, ndërsa koalicioni “kuqeblu” diçka poshtë 50-përqindëshit.

Që “revolucioni” i nisur në bulevard më 2 mars nga Ilir Meta të ketë sukses afatgjatë, duhet që t’i bashkohet jo vetëm populli “kuqeblu”, por edhe populli “gri”. Sidoqoftë, ky i fundit s’para u bashkohet politikanëve që, në një mënyrë apo në një tjetër, janë ulur për 30 vjet në krye të sofrës së pushtetit…

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LUTFI DERVISHI/ Pse duhet të festojmë kur të na vijë koronavirusi?
Previous article FLUTURA AÇKA/ Për gratë, për bijtë, për gjeneratat pa plagën e moskuptimit dhe kujtesës vetëm në mars

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k