• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
ENVER ROBELLI/ “Kurrë nuk kemi vrarë pa arsye”: Mbi cinizmin dhe fundin biologjik të Nexhmije Hoxhës
Home
Sociale

ENVER ROBELLI/ “Kurrë nuk kemi vrarë pa arsye”: Mbi cinizmin dhe fundin biologjik të Nexhmije Hoxhës

February 26th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Nëse krejt cinizmi i karrierës së Nexhmije Hoxhës mund të përmblidhet me një fjali, atëherë me këtë: «Kurrë nuk kemi vrarë pa arsye».

Kështu i tha Nexhmije Hoxha revistës gjermane «Der Spiegel».

Jo më 1954, por më 2004. Edhe në Shqipërinë e demokratizuar formalisht, ajo pa iu dridhur syri mbronte të «arriturat» e komunizimit.

Thoshte: «Të gjitha ekzekutimet janë kryer në kuadër të ligjeve në fuqi» ose «Stalini është sjellë përherë në mënyrë korrekte ndaj Shqipërisë».

Nexhmije Hoxha u dënua në vitet 90-të me burg për shpërdorim fondesh. Historia e saj të kujton Al Caponen, njërin prej gangsterëve më të mëdhenj amerikanë të viteve 1920-të dhe 1930-të.

Edhe Al capone u dënua si mëkatar tatimesh.

Me përkjashtm të pak viteve burg, Nexhmije Hoxha jetoi e lirë deri në fund të jetës së saj gati njëshekullore. «Askush nuk më ngacmon.

Më 1997 jam liruar pas disa vitesh në burg, kam pasaportë dhe që nga atëherë kam udhëtuar në Gjermani, Francë dhe Belgjikë».

Viktimat e regjimit, shtyllë e rëndësishme e të cilit ishte Nexhmije Hoxha, nuk patën kaq fat. Atyre u mbetën kufomat nëpër kampe internimi.

Për këto krime në Shqipëri nuk flet pothuaj askush, ndërsa argatët e regjimit të dikurshëm kanë ende pushtet dhe krenohen me të «arriturat» e dikurshme.

Një shoqëri që nuk ka raport kritik ndaj të kaluarës, një shoqëri që nuk i nxjerr para gjyqit fajtorët – ajo shoqëri e ka vështirë të ecën përpara.

Përgjegjësia për këtë dështim bie mbi të gjitha partitë politike që kanë sunduar Shqipërinë në gati tri dekadat e fundit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MENTOR KIKIA/ Për ju që u ngazëllyet kaq shumë nga vdekja e Nexhmijes!
Previous article ARTUR ZHEJI/ Mu ndez gjaku, ça shoqërie ku*vash e ku*rvarësh paskemi qenë

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k