• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
MENTOR KIKIA/ Për ju që u ngazëllyet kaq shumë nga vdekja e Nexhmijes!
Home
Blog

MENTOR KIKIA/ Për ju që u ngazëllyet kaq shumë nga vdekja e Nexhmijes!

February 27th, 2020 F.autor Blog 0 comments

Sa shumë ngazëllim me rastin e vdekjes së Nexhmije Hoxhës! Njerëzit uronin njëri-tjetrit si për një ditë feste.

Sa mirë, shpëtuam nga një njeri i lig. Shkoftë ne ferr, ndoshta ka një vend pranë burrit tënd.

Shtrigë…Pa prisni! Çfarë po na bënte Nexhmija neve?

Po na pakësonte oksigjenin, apo kishte rrezik të përhapte koronavirusin?

E pse u gëzuam kaq shumë se vdiq një plakë gërdallë?

Unë as u hidhërova, as u gëzova!

Çfarë bëmë ne si popull, kur Nexhija ishte e re dhe kishte fuqinë të na vinte shkemin në fyt, të na thante zorrën për bukë, të na fuste në burg, të na bënte ç’të donte? Ne e duartrokitëm shumë fort.

Çfarë bëmë ne kur vdiq i shoqi? Qamë sa u zhgërryem rrugëve nga ngashërimi.

Çfarë bëmë ne kur u përmbys komunizmi? Votuam ca komunistë të tjerë për të na qeverisur.

A i dënuam ne krimet e komunizmit? Jo!

A i dënuam në komunistët që na kishin shtypur e vrarë? Jo! Edhe një palo gjyq që u bë, ishte një komedi e zezë.

A i larguam ne koministët nga pushteti? Jo, thjeshtë i konvertuam.

Dënimi më i madh që u bëmë ishte t’i përzinim kriminelët nga vilat e Bllokut, se na diheshin për lokale droge.

Ne nuk ishim ne gjendje të bënim asgjë, as kur Nexhmija ishte në pushtet, as kur Nexhmija shkoi tek pularia.

Ne kemi 30 vjet që nuk bëjmë dot asgjë për të rrëzuar apo zëvendesuar një qeveri, kur ajo na vjedh e na zhvat.

Ne thjeshtë presim që ajo të ike. Ne presim që ajo të vdesë.

Ne nuk e zëvendësojmë dot udhëheqësin e keq, thjeshtë presim që ai të mërzitet e të ikë.

Ja pse u gëzuam kaq shumë që vdiq Nexhmija, tani kur edhe ajrin e merrte me pikatore.

Shkoni mbushuni të tërë ju të ngazëllyer. Nexhmija jetoi sa deshi e si deshi e vdiq “kur deshi”, ndërsa ne do të presim të gëzohemi kur të vdesin Nexhmijet e tjera që na kanë hyrë në hak po kaq shumë, sa edhe Nexhmija që vdiq dje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERJON BRAÇE/ Si socialist, për 2 marsin dhe Fatos Lubonjën
Previous article ENVER ROBELLI/ “Kurrë nuk kemi vrarë pa arsye”: Mbi cinizmin dhe fundin biologjik të Nexhmije Hoxhës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k