• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FLORA XHEMANI BABA/ Po ikën ti zysha? Udh’e mbarë të qoftë!
Home
Sociale

FLORA XHEMANI BABA/ Po ikën ti zysha? Udh’e mbarë të qoftë!

January 24th, 2020 F.autor Aktualitet, Blog, Sociale 0 comments

Po pse xhanëm sa herë që vendosni të ikni, shani Shqipërinë? Ajo jua ka fajin që po ikni? Nuk mjafton që e braktisni po edhe e shani? Nuk mjafton që po e lini në duart e batakçinjve siç pretendoni, por edhe e akuzoni? Nuk mjafton që i ktheni kurrizin por edhe e bëni fajtore? Po të ikim të gjithë, kush do ta bëjë Shqipërinë? Mos mendoni se do bëhet vetë, që të vini ju ta gjeni gati? Kur qenka kaq blozë Shqipëria, pse nuk ngriheni të protestoni si francezët, si rumunët, si kilianët, që të plasin në dorë për një biletë urbani? E nëse nuk keni guxim të ngriheni, pse nuk ulni kokën të punoni, siç bëjmë të gjithë ne të tjerët? Kujtoni se e kemi të lehtë? Kujtoni se dredhim zinxhirin? Kujtoni se ne që rrimë, i kemi të gjitha në terezi? Çfarë prisni që të bëjë atdheu për ju xhanëm. që i bini me shqelm dhe krisni e ikni?
Po ikën dhe ti zysha?

Po udha e mbarë të qoftë moj gocë e ta bëftë Zoti dritë kudo që të shkosh! Paç edhe i çik fat dhe ki parasysh 24-orëshin ku do të të duhet të rrotullohesh për të punuar fort e për fituar jetën, se as atje s’ta ka shtruar njeri me lule, mungesën e dashurisë së njerëzve të tu se nuk u preu barku të huajve për ty. Dhe mos harro, llogarit nja dhjetë vjet derisa të integrohesh e të bëhesh “me letra” t’i kesh në xhep se nuk i dihet. Ndoshta ato dhjetë vjet po të ishe përpjekur pak më shumë, mund ta kishe gjetur veten edhe këtu apo?

Dhe kur të të marrë malli për atdheun, mos hajde kot, se me siguri do të të ketë harruar. A, se harrova: meqë shpëtove nga flaka e Shqipërisë, kujdes se mos ngrish nga akulli i Europës. Se atje, të gjitha mund t’i gjesh po dashurinë e vendit tënd, kurrë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ENVER ROBELLI/ Vajtimi i Vuçiç, gajlet e Grenellit dhe Kosova
Previous article ARTUR AJAZI/ Alarmet e Ilir Metës

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k