• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
ANRI BALA: Lulziu, faqeziu dhe drogaxhiu që paguan taksa…
Home
Blog

ANRI BALA: Lulziu, faqeziu dhe drogaxhiu që paguan taksa…

November 14th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Sot  një vemje politike amorfe, pa formë, ngjyrë dhe gjymtyrë, më akuzoi se paratë e taksave te mia janë para të pista, ndaj duhet të mi hetoi prokuroria, FBI-ja dhe mamia që ka pritur këtë mostër.

Duke qenë një qënie, që nuk i ngjason fare njeriut normal, Lulziu i opozitës së “dhuruar”, merr përsipër me ndihmën e gjirizeve mediatike, që të futet në një fushë, që as nuk i’a ka idenë… asaj të ekonomisë.

Ndoshta e lavdërova, sepse ky handikapat i politikës, nuk e ka idenë, as për fushën për të cilën u mburret shqiptarëve se e ka studiuar… jurisprudencën, në vendin e drogës së lirë.

Të flasësh për buxhetin me kasetën tënde, që të kthen gjithmonë në vendin e krimit të pandëshkuar, ka vetëm dy arsye: ose je gënjeshtar trim dhe i pafytyrë, ose je i marrë dhe që duhesh kuruar.

Buxheti, mor papagall marrok është:

“Arkëtimet që përfshijnë të hyrat që rezultojnë nga transaksione të ndërsjella dhe jo të ndërsjella, të ardhurat nga shitja e mallrave dhe shërbimeve, nga shitja e aktiveve afatgjata, të ardhurat nga tatimet, taksat dhe tarifat, nga frytëzimi i aktiveve në pronësi shtetërore, nga grantet nga të tretët, nga kontributet e detyrueshme, nga interesat, nga huatë, nga transaksionet financiare, etj”.

Sipas teje, drogaxhinjtë paguajnë dhe sipas idiotësisë tënde, Koço e paska realizuar ëndrrën. Droga qenka legalizuar, përderisa buxheti qenka i mbushur e i fryrë me këto para.

Kjo tregon se në çfarë gjëndje shëndetësore je, sepse as një fëmijë nuk mund ta mendoj, se kartelët e drogës paguajnë taksa të ligjshme. Mendoj se duhesh vizituar ose shkolluar, në një shkollë për fëmijë me zhvillim të vonuar. Kjo për lajthitjen e parë.

Për lajthitjen e dytë dhe më të rëndë, ku u bënë thirrje, jo shqiptarëve por trutharëve, se projekti 1 miliard euro për zhvillimin e vendit në këto katër vjet duhet bllokuar me çdo çmim, ti merr diagnozën e saktë: i çmendur kronik me sëmundjen “Canes Kones”, që të kanë lënë zgjidhur.

Ti Lulzi faqezi, me këto që thua, duhet të jesh edhe drogaxhi, sepse nuk ekziston njeri normal të ketë fantazira paranojake të tilla?! Të mjerët opozitarë, kush po i drejton!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VALBONA MEZINI: PD vuan nga një sindromë që është e panjohur
Previous article FATOS LUBONJA: Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k