• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

May 13th, 2025
  • HOME
VALBONA MEZINI: PD vuan nga një sindromë që është e panjohur
Home
Blog

VALBONA MEZINI: PD vuan nga një sindromë që është e panjohur

November 15th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Partia Demokratike prej muajsh është e sëmurë nga një lloj sindrome që në fakt për këtë parti nuk është e panjohur. Shumë kush mund të pyesë se për çfarë sindrome bëhet fjalë, cilën prej tyre sepse në kohë të ndryshme ajo vuan nga sindroma të ndryshme. Prej gjirit të saj janë larguar jo pak herë asete të çmuara dhe elemente karizmatik e të përkushtuar, të denjë për t’i dhënë kësaj force politike që sot njeh një elektorat besnik gjithmonë e më mosbesues ndaj lidershipit te saj, një statistikë numrash më optimistë nga çfarë kjo forcë politike numëron aktualisht. Sipas statistikave që paraqesin organizatat për rritjen e rolit në mbrojtjen e dinjitetit njerëzor nëpërmjet depolitizimit, elektorati i Partisë Demokratike ka ardhur në rënie vitet e fundit ku dukshëm arsyet që evidentohen janë se votuesit e djathtë refuzojnë pjesëmarrjen në votime, një formë kjo e protestës ndaj lidershipit të saj, i cili nuk jep prova besueshmërie të mjaftueshme, sipas tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, nuk kanë votuar as 15 % e demokratëve në të gjithë vendin, që do të thotë se kanë refuzuar të votojnë mbi 75 % e votuesve demokratë. Ky është rezultati më i ulët në historinë pluraliste të partisë më të madhe opozitare, asaj Demokratike. Me të drejtë demokratët ngrenë pyetjen ngase vuan sot Partia Demokratike, që gjithmonë e më tepër rrezikon hemorragjinë duke u shfaq anemike përball kundërshtarit politik?

Në të tilla kushte, në vend që kjo parti që duhej të ishte partia e idealistëve dhe meritokratëve, e ideatorëve dhe vizionarëve, atyre që kishin ëndrrën sesi mendohet në liri dhe si përdoret argumenti për të debatuar në mirëkuptim të plotë, brenda forumeve qoftë në këndvështrime të ndryshme nga spektri i këndshikimit por me qëllimin e përbashkët atë të shëndoshjes dhe forcimit të peshës në elektorat apo në tregun politik, në fakt rezulton të jetë sëmurur rëndë nga sindroma e melenës apo hemorragjia e brendshme, që në këtë rast rezulton të jetë okulte ose e fshehtë.

Askush nuk di të thotë sot në PD, se cili është shkaku i kësaj sëmundje dhe arsyeja e mos marrjes së masave për të pushuar këtë hemorragji që po kërcënon PD. Partia sot, që në fakt duhej të ishte në llogoren e luftës, në vijë të parë për të mbrojtur interesin publik të gjithë shqiptarëve, jo vetëm demokratëve, ndaj keq qeverisjes së qëllimshme të një kryeministri të babëzitur në korrupsionin e tij galopant, ku në një vit buxhetor dëmi i shkaktuar financave publike është 820 milion euro në total i dyfishuar me një vit më parë, nuk lëviz as gishtin për të kryer detyrën minimale atë të një opozitarizmi të fortë dhe denoncues në rrugë dhe foltore ku shqiptarët t’i çonte në këmbë siç e meriton ky vend të qeveriset përsëmbari.

Partia Demokratike në kulmin e denoncimeve ndaj një ish-funksionari të lartë të shtetit dhe partisë kundërshtare që demokratët anatemuan me të drejtë se u vodhi zgjedhjet duke vendosur standarde të paprecedenta të shit blerjes së votave me para dhe vende pune, as që reagoi qoftë me protesta qytetare edhe pse situata ishte tejet alarmante për një vend të NATOS ku ministri i Brendshëm akuzohej për trafik droge. Paturpësisht të vetmet protesta para Kuvendit ishin ato në mbrojtje të të akuzuarit, të organizuara nga lobistët me te cilat ky pushtetar i akuzuar nga drejtësia ndau interesat e përfitimeve nga trafiku.

Opozita heshti!

Partia Demokratike sot është një automjet privat “mos i fol shoferit”, sepse përndryshe rrezikon të dalësh nga dritarja, pasi shoferi nuk mban përgjegjësi për humbjen e kontrollit të automjetit, përkundrejt përplasjeve. Kjo po ndodh sot me anëtarët e forumeve më të larta, qofshin anëtarë kryesie, të cilët evidentojnë përmes argumenteve gabimet e deri tanishme të lidershipit dhe u japin zgjidhje atyre përmes një platformë e cila as më pak e as më shumë është dora e shtrirë për punë të mëdha në këtë parti, në të ardhmen, ku të respektohen rolet dhe aftësitë e gjithsecilit dhe meritokracia të jetë guri i parë kilometrik i rrugëtimit drejt suksesit me elektoratin. Përndryshe partia rrezikon aneminë e plotë dhe atrofizimin e pashmangshëm të muskujve të saj, nga lulëzimi i neglizhencës për t’i ndaluar asaj hemorragjinë e brendshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article  ARTAN Xh. DUKA: Kreta dhe pëlhura e Penelopës
Previous article ANRI BALA: Lulziu, faqeziu dhe drogaxhiu që paguan taksa…

Redaktor2

Related Posts

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog
May 11th, 2025

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve Blog
May 10th, 2025

LUTFI DERVISHI/ Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog
May 1st, 2025

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

KRESHNIK SPAHIU/ Patriotët e Shqipërisë nuk financojnë miliona për ‘aleancën greke’ të partisë

Blog Apr 30th, 2025
BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh Blog

BAJRAM PEÇI/ 5 Maji dhe 29 Nëntori ka ndarë e do ndajë ende për shumë kohë fituesin e çdo palë zgjedhjesh

May 1st, 2025
BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë Blog

BEN ANDONI/ “Mallkimi i bukur” i Shqipërisë

Apr 29th, 2025
MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës Blog

MERO BAZE/ Si po udhëheq Edi Rama fushatën e opozitës

Apr 23rd, 2025
EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Vlerësim paraprak: Votuan 1.7 milionë shtetas, nga 3.71 milionë gjithsej në listat zgjedhore

May 11th, 2025
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k