• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 4th, 2026
  • HOME
FATOS LUBONJA: Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes
Home
Blog

FATOS LUBONJA: Kasëm Trebeshina na përbuz edhe pas vdekjes

November 14th, 2017 Redaktor2 Blog 0 comments

Kasëm Trebeshina i përket asaj kategorie intelektualësh – të pakët fatkeqësisht në botën shqiptare, – që, kur kuptoi natyrën e regjimit për të cilin kishte luftuar, u tërhoq dhe iu kundërvu atij. I kishte të gjitha mundësitë të bënte atë që bëri shumica: të konformohej duke u vënë në shërbim të atij regjimi. Por një cilësi e karakterit dhe pasioni për letërsinë e vërtetë nuk e la ta bënte këtë zgjedhje. Ndoqi zërin e ndërgjegjes së tij, vazhdoi të shikojë yjet edhe pse i detyruar të jetojë në batak, me pasojat që dihen: burgun e gjatë dhe izolimin nga shoqëria.

Si i tillë, pas viteve ’90, ai do të duhej të kishte qenë ndër njerëzit e respektuar më së shumti, sepse, siç e thashë, këta janë të rrallë – dhe për të tillë njerëz ka aq shumë nevojë çdo shoqëri, por më së shumti shoqëria shqiptare. Por kjo nuk ndodhi pasi kultura jonë mbizotëruese solli edhe një herë në pushtet ata njerëz që nuk kishin bërë zgjedhjen e Kasëmit në kohën e diktaturës, por zgjedhjen e vënies në shërbim për përfitime dhe karrierë. Figura e tij shqetësonte shumë ndërgjegje të asaj elite; ishte një pasqyrë që konvenonte më mirë të thyhej. Ja pse Kasëmi u izolua dhe u vetizolua, edhe njëherë, duke vazhduar të ndjekë zërin e ndërgjegjes së tij e të shikojë yjet larg nga bataku. Mund të kritikohet se përse nuk luftoi? Ndoshta. Por edhe me tërheqjen e tij nga shëmtimi i ri që po ndërtojmë flet shumë për ata që duan të shikojnë e të dëgjojnë.

Kujtimi i tij duhet të ruhet si model, nëse duam të sfidojmë atë kulturë mbizotëruese tek ne, që na bën të respektojmë mujsharin dhe jo të diturin, hileqarin dhe jo të ndershmin, servilin dhe jo krenarin, gënjeshtarin dhe jo të sinqertin. Po qe se ia arrijmë atëhere ky kujtim do të rritet me kohën. Po qe se vazhdojmë të mbetemi në batak Kasëmi do të vazhdojë të na përbuzë nga lartësia e yjeve ku e ngriti vendosmëria për të mos e shkitur shikimin prej tyre.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANRI BALA: Lulziu, faqeziu dhe drogaxhiu që paguan taksa…
Previous article GJERGJ BOJAXHIU: Na e shkatërruan edhe Valbonën

Redaktor2

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k