• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Presidenti “non grata” i Shqipërisë dhe parëndësia e tij
Home
Politikë

MERO BAZE/ Presidenti “non grata” i Shqipërisë dhe parëndësia e tij

November 18th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Ambasadori Borchard e ka një privilegj krahasuar me të tjerët. Ai nuk ka për të qenë më dëshmitar në takimet e presidentit tonë me ambasadorët e tjerë të Perëndimit në Tiranë.

Nuk do të dëgjojë më skenarë bazuar në teori konspiracioni, shpërthime deliresh dhe mbi të gjitha, doktrinën e sovranitetit të pushtetit.

Ilir Meta ja ka dhënë këtë mundësi. Pasi i çoi një bandë ta frikësonte tek shtëpia dhe pasi i nxori disa “kokëpalarë” tek Unaza ta dhunonin, siç i quan ai demontruesit zakonisht, tani e ka paralajmëruar të mos i shkelë në zyrë.

Çdo ambasador do kishte një ndjenjë lehtësimi në këtë rast. Një paralajmërim të tillë jo publik, ja pat dhënë dhe ambasadorit Lu në qershor të vitit 2016, një muaj para miratimit të reformës, por meqë nuk e bëri publik, pastaj e theu dhe e priti disa herë më pas në zyrë.

Sot ky banalitet është bërë publik dhe ambasadori Borchard, ka rastin ta përdorë këtë mundësi për të mos i shkuar më në zyrë.

Pas tij në radhë në fakt janë gjithë ambasadorët e Perëndimit. Të gjithë e kanë marrë nga një paralajmërim në zyrën e tij.

Sot publikisht e mori dhe Maja Kocijancic, zëdhënësja e Bashkimit Europian. Dhe ajo u paralajmërua të mos ndërhyjë në punët e brendshme.

E vërteta është e thjeshtë.

Ilir Meta sot është person “non grata” i Perëndimit në Shqipëri. Këtë që i ka bërë sot Maja Kocijancic, ja ka bërë më 30 qershor dhe Palmer, por akoma nuk është person “non grata”.

Perëndimi thjesht e ka konsideruar të shkarkuar si president, dhe nuk mbështet asnjë vendim antikushtetues të tij.

Nuk mbështeti shtyrjen e zgjedhjeve, nuk mbështet emërimin e Marsida Xhaferllarit në shkelje të Kushtetutës, dhe asnjë akt tjetër që lexohet qartë si përpjekje për të bllokuar ngritjen e institucioneve të Reformës në Drejtësi.

Si i tillë, ai mbetet institucioni më i kontestuar nga shqiptarët dhe Perëndimi në këtë vend.

Në këto kushte ai thjesht po e çon situatën tek aktet bazike të respektimit të Kushtetutës, kur duhet ta konsiderosh që nuk ekziston, dhe çdo akt të tij ta zhvlerësosh duke mos e konsideruar, ose duke e penguar qoftë dhe me policë.

Në këto kushte, nëse ai kërkon të mbijetojë politikisht, ka vetëm një shans. Të lëshojë zyrën dhe të dalë në rrugë e të bëjë politikë.

Të prenotojë qoshen e stadiumit, siç bëri dje me njerëzit që kishte dërguar, të hedhë parrulla, të bëjë protesta, të rrëmbejë armët po mundi, apo çfarëdo gjë tjetër, po qe se ka fuqi.

Kështu të paktën do të ketë shansin të provojë sa fuqi ka të bëhet faktor në politikë me emrin e tij. Me emrin e Presidentit nuk ka më asnjë fuqi.

Është shkarkuar “de facto” dhe nuk konsiderohet si i tillë, as nga shqiptarët, as nga Perëndimi.

E vetmja fuqi që ai ka për të nxjerrë “non grata” Perëndimin, apo dikë tjetër në Shqipër, është të provojë ta bëjë këtë si kryetar i ndonjë partie të re, apo LSI, dhe të marrë mbështetje nga ndonjë Shqipëri anti-Perëndimore, nëse ekziston.

Si president mund të shpërndajë ndonjë dekoratë dhe të marrë rrogën sa t’i vijë dekreti i shkarkimit “de jure”. Deri atëhere mund të na argëtojë, por jo të na frikësojë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALBERT P. NIKOLLA/ Rama, ashtu si Rugova e Podrimja, ka kundërshti natyrore ndaj muromanisë ballkanike!
Previous article FLOGERT MUÇA/ Pse i shpalli Ilir Meta "non grata" ndërkombëtarët dhe shqiptarët?

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k