• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 5th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ Noterizimi i banalitetit të Ilir Metës
Home
Politikë

MERO BAZE/ Noterizimi i banalitetit të Ilir Metës

November 14th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Në historinë banale që prodhoi presidenti duke dubluar anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, zgjedhur sipas procedurës kushtetuese, duhej një akt që ta stamponte në histori këtë banalitet.

Arta Vorpsi duket që nuk ka talent për humor, por ja arriti që përmes një akti që prodhon më shumë humor, se ligjshmëri, ta noterizojë banalitetin e Ilir Metës.

Dhe ky banalitet ka shumë dimensione.

Dimensioni i parë është profesional. Arta Vorpsi është renditur e para në listën e KED për vakancën e ofruar presidentit dhe Kuvendit.

Presidenti ka refuzuar ta zgjedhë dhe ka djegur afatet e vakancës, çka automatikisht e bën Vorpsin anëtare të Gjykatës. E bën Kushtetuta, dhe jo betimi i mohuar nga Ilir Meta.

Banaliteti i Ilir Metës është që përdor rojet e Presidencës, për mos të lejuar për betim, anëtaren e zgjedhur sipas Kushtetutës. Dhe ky banalitet sot është noterizuar.

Dimensioni i dytë i këtij banaliteti, është politik. Ilir Meta quan njeri politik një pedagoge dhe këshilltare të Gjykatës dhe quan “neutrale” një zyrtare të keqpërdorur politikisht në çdo luftë të Berishës kundër pavarësisë së gjyqësorit.

Nuk po flas për jetën e saj private dhe bashkëjetesën me një zyrtar të PD, se kjo mund të jetë dhe hall, por për keqpërdorimin e saj në luftëra të ndyra politike të pushtetit të Berishës, ndaj institucioneve të drejtësisë.

Falë atyre shërbimeve, ajo ka atë atë biografi politike që ka, pa llogaritur burrin. Atë e ka bonus.

Tani t’i thuash Marsidës e pavarur dhe një pedagogeje pa parti, ekstremiste, thjesht duhet të jesh banal. Dhe ky banalitet sot ka një vulë noteri.

Së treti, ky banalitet është dhe kulturor. Të gjithë llapaqenët e rrjeteve që përgjojnë kë të linçojnë, sot janë bërë humoristë dhe tallen me aktin noterial të Artës, duke na e paraqitur atë si akt që e vet-bën anëtare gjykate.

Arta Vorpsi është anëtare gjykate nga Kushtetuta. Neni dhe gërma e saj dhe mekanizmi i çbllokimit parashikuar në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, e bëjnë atë anëtare gjykate.

Presidenti banal i këtij vendi kërkon t’ia mohojë, duke u mburrur se ai ka në dorë, mos ta pranojë në Presidencë të bëjë betimin.

Në fakt, ajo është produkt i një procedure që përjashton vullnetin e presidentit dhe nuk ka pse kushtëzohet nga betimi para tij.

Por për gjithë “humoristët” që sot janë gdhirë konstitucionalistë, ajo u bëka anëtare nga betimi dhe jo nga procedura kushtetuese.

Dhe mendoj se nuk ka tallje më të mirë për të noterizuar dhe banalitetin e tyre kulturor.

Tani është e qartë që Arta Vorpsi është anëtare gjykate sipas kushtutës, por Meta nuk e lejon të hyjë në Presidencë për betim, ndërsa Marsida është “anëtare” gjykate sipas Metës, por që shumica nuk e lë të hyjë në gjykatë se shkel Kushtetutën.

Ky banalitet do mbahet mend nga akti noterial.

Por ne na duhet Gjykata Kushtetuese, dhe për ta pasur atë, kjo procedurë duhet bërë nul për të dyja dhe duhet rihapur.

Ndërkohë, nuk do ishte keq që shumica ta ndryshonte banalitetin juridik të mekanizmit çbllokues që edhe ja heq nga duart presidentit, edhe ja çon pastaj për betim.

Kështu kënaqen të dy palët. Ilir Meta që shtyn dhe dy muaj pa gjykatë dhe ne që shtyjmë dhe dy muaj me gallatë në pritje të gjykatës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Për kë duhet të marrim armët?!
Previous article SPARTAK NGJELA/ Presidenti është në hall

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k