• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 7th, 2026
  • HOME
MERO BAZE/ I vetmi konflikt interesi tek Kushtetuesja, është shkarkimi i Ilir Metës
Home
Politikë

MERO BAZE/ I vetmi konflikt interesi tek Kushtetuesja, është shkarkimi i Ilir Metës

November 11th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Nga Mero Baze

Betejën e presidentit për të bllokuar formimin e Gjykatës Kushtetuese e tradhtojnë detajet e betejës së tij.

Presidenti duket se ka studiuar gjatë dhe ndoshta është lodhur shumë, të krijojë skema bllokimi, duke shpikur realitete ligjore që nuk janë detyrime dhe duke injoruar detyrime ligjore, siç është vakanca 30 ditore, që tashmë janë bërë realitet.

Fakti që presidenti është foksuar tek detaje të tilla të tipit, “duhet ta bënim me radhë”, “pasi emërova unë një, duhet të kishit emëruar dhe ju një”, janë detaje që tregojnë se ai ka qenë i fokusuar tek bllokimi përmes procedurave kalendarike.

Një tjetër detaj për të arritur tek njerëzit që dëshiron, ka qenë dhe dekretimi i parë i tij i Besnik Muçit, i cili, sipas gjithë gjasave, rrëzohet në veting dhe procedura duhet të rihapet, duke vonuar përsëri formimin e kuorumit të nevojshëm për Gjykatën.

Një tjetër detaj ku duket se është fokusuar, është dhe tek miratimi në bllok i Kuvendit i dy kandidaturave që i takojnë Kuvendit, pasi sipas tij, duhet të emëroheshin një nga një, sipas një radhe.

I gjithë ky përqëndrim energjish tek detaje se si të bllokohet formimi i Gjykatës Kushtetuese, tregon se në këtë proces ka vetëm një konflikt interesi, dhe ai është i lidhur me presidentin.

Gjykata Kushtetuese po plotëson vendet e saj bosh, ndërkohë që është njoftuar zyrtarisht nisma e shumicës për të shkarkuar presidentin. Shkarkimi i presidentit duhet të çertifikohet nga Gjykata Kushtetuese, që Ilir Meta po e bllokon të ringrihet.

Mjafton ky fakt që presidenti të angazhohet, siç po bën, në një betejë të paprinciptë antikushtetuese, për të penguar me aq sa ka mundësi, jashtë çdo ligji, ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Persiatjet e tij mbi radhën e votimit apo akoma dhe më keq, votimin e dy anëtarëve që i takojnë Kuvendit, janë thjesht përpjekje të tij, për të kalkuluar bllokimin e votimit të Kuvendit.

Ai do të vazhdojë dhe më tej duke mos pranuar që të zgjedhurit të betohen tek ai, ndërkohë që vet hartuesit e reformës kanë prodhuar një anomali të pakuptimtë.

Kanë krijuar një mekanizëm çbllokues për rastin kur presidenti çmendet dhe nuk dekreton anëtarin që i takon, siç ndodhi në këtë rast me Arta Vorpsin, pastaj e kanë lënë që e njëjta gjyqtare, e dalë nga mekanizmi çbllokues, të bëjë betimin para presidentit.

Mekanzmi çbllokues, nënkupton që të mos ngelesh në dorë të një të çmenduri dhe jo të rikthehesh tek derë e tij.

Por sidoqoftë, sot mbasdite Shqipëria ka formalisht 5 anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, një kuorum i nevojshëm që ajo të fillojë punë. Natyrisht do të vonojë dhe ca.

Ilir Meta do bllokojë betimin, vetingu mund të rrëzojë kandidatin e tij të parë dhe procesi mund të marrë dhe një muaj ende, por nuk mund të ndalet.

Falë vëmendjes së madhe që Ilir Meta i ka kushtuar bllokimit të ngritjes së Gjykatës, SHBA, BE dhe gjithë vendet perëndimore, janë rreshtuar kundër tij.

Është një përsëritje e skenës para 30 qershorit, por pa molotovë dhe hunj gardhi në duar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ARDIT RADA/ Presidenti e sheh "Kushtetuesen" si gijotinë të kolltukut të tij
Previous article FLOGERT MUÇA/ "Kushtetuesja" u ngrit, opozita ra sërish

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k