• HOME
AlpeBlog
AlpeBlog

June 6th, 2026
  • HOME
SHËNIM/ Aksioni i ri i Bashës dhe presioni i vjetër i Berishës
Home
Politikë

SHËNIM/ Aksioni i ri i Bashës dhe presioni i vjetër i Berishës

September 27th, 2019 F.autor Blog, Politikë 0 comments

Pas aksionit 7 mujor me protesta të dhunshme e molotov nën moton “Rama ik”, “s’ka zgjedhje me Ramën kryeministër”, “s’ka dialog me Ramën”, etj., kreu i PD-së, Basha dhe opozita e bashkuar ka ndryshuar strategji.

Dhe strategjia është pikërisht e kundërta e asaj që bënë përreth 7 muaj: rikthimi në institucione, ulja në tryezën e dialogut.

Pasi e provuan që pushteti nuk merret me dhunë, dhe s’e një opozitë nuk ka peshë jashtë parlamentit dhe se zgjedhjet nuk mund të bojkotohen pasi është e vetmja rrugë për të ardhur në pushtet; pasi bënë “armiq” ndërkombëtarët dhe veçanërisht SHBA-në, PD e Basha vendosën të mendojnë të tjera zgjidhje përveç protestave. Dhe një nga rrugët është ajo e dialogut.

Shenja e parë u dha të mërkurën ku PD iu përgjigj pozitivisht ftesës së OSBE për të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore. Megjithëse bëri propozime që u rrëzuan, dhe më pas u larguan nga salla, sërish pjesëmarrja në tryezë ishte një hap përpara për PD-në, pasi shënoi kthimin në institucione.

Prej disa ditësh, kreu i PD-së, ka deklaruar se opozita e bashkuar po punon për hartimin e një plani anti-krizë, që synon të nxjerrë vendin nga kriza. Një plan që përfshin një sërë kërkesash, për reformë të thellë jo vetëm zgjedhore, por edhe kushtetuese edhe politike. Disa pika Basha i ka zbuluar, ndërsa disa të tjera pritet të bëhen publike në ditët në vijim. Gjatë mbrëmjes së të mërkurës Basha ka zhvilluar një takim kokë më kokë me Kryemadhin.

Megjithëse kanë pasur disa “fërkime” sërish vazhdojnë që vendimet t’i marrin bashkë. Mësohet se në qendër të diskutimeve kanë qenë reforma zgjedhore, vendimi i Bundestagut për çeljen e negociatave por edhe plani anti-krizë i opozitës së bashkuara në tërësi. Për të gjitha këto Partia Demokratike pritet të zhvillojë të dielën një mbledhje të përbashkët të Kryesisë dhe ish-grupit parlamentar.

Mbledhja është thirrur në orën 11:00 dhe është e para e këtij sezoni të ri politik. Në fokus të mbledhjes pritet të jetë platforma mbi të cilën po punon PD për zgjidhjen e krizës.

Disa pika të tjera të kësaj platforme lidhen me sistemin e drejtësisë për të cilat pritet të ketë debate, për faktin se reforma në drejtësi është në proces dhe se ndërkombëtarët e kanë vlerësuar atë në mënyrë konstante. Ndërsa nga ana tjetër kryeministri Rama e ka thënë në mënyrë të prerë se Reforma në drejtësi nuk diskutohet, por vetëm zbatohet. Basha gjithashtu ka folur për një paketë antimafia, e cila në thelb synon të godasë kontratat koncesionare të qeverisë. Vetë Basha në disa dalje për mediat ka thënë se kur të vijë në pushtet do t’u marrë paratë oligarkëve dhe me to do të rrisë në mënyrë të ndjeshme rrogat e pensionet.

Të gjitha këto pritet të jenë pjesë e diskutimeve në tryezën e dialogut mes opozitës dhe maxhorancës, e cila duket se do të jetë e afërt nisur nga qëndrimet më të fundit të kreut të PD-së, i cili tha vetëm pak ditë më herët se ai ka qenë gjithmonë gati për dialog me Ramën. Deklaratë kjo e çuditshme, pasi të gjithë kujtojmë thirrjet e Bashës në 10 protesta se s’ka dialog me Ramën por gjithësesi duhet vlerësuar kthesa e Bashës në këtë drejtim.

Por ndërsa Basha shfaqet me strategji dhe aksion të ri që synon dialog dhe negociata, nga ana tjetër del Berisha që bën thirrje për revolucion e mosbindje civile. Nuk mund të ketë periudha të përkohshme, – thotë Berisha, – Edi Rama do të largohet përmes protestave gjigande. “Vala tjetër e protestave gjigante do ta detyrojë Ramën të kërkoj azil politik. Nëse hapen manualet e mosbindjes civile janë të përshkruara me dhjetëra metoda nga të cilat nuk ka diktator e klan mafioz që iu reziston, ato janë shkatërrimtare.

Këto do ndodhin shumë shpejt. Shqiptarët mezi presin. Rama do largohet para zgjedhjeve me azil politik”, është shprehur Berisha dy ditë më herët. Pra siç duket PD ndodhet mes dy “zjarreve”: aksionit të ri të Bashës dhe presionit të vjetër të Berishës. Urojmë gjithmonë që të ecet përpara me të renë. (realstory.al)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SKËNDER MINXHOZI/ Sovranizmi i opozitës dhe MAGA e Donald Trump
Previous article EDVIN KULLURI/ Të jesh “perëndimor” do të thotë të besosh tek Liria!

F.autor

Related Posts

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog
May 22nd, 2026

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Leave a Reply Cancel reply

Postimet më të ndjekura
KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

Blog May 22nd, 2026
MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

Jan 19th, 2026
ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

Feb 5th, 2026
EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

Mar 26th, 2026
ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

Jan 14th, 2026
  • HOME
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të drejtat e Rezervuara
Produced by o.k